LAJMI I FUNDIT:

Bllokohen tetë mjete lundruese në Sarandë dhe Shëngjin, kryenin manovra të rrezikshme në bregdet

Bllokohen tetë mjete lundruese në Sarandë dhe Shëngjin, kryenin manovra të rrezikshme në bregdet

Policia e Shtetit është vënë në aksion gjatë vijës bregdetare në Shqipëri duke bërë kontrolle intensive ndaj mjeteve lundruese për rritjen e sigurisë së jetës së pushuesve në plazh.

Tek “Shkëmbi i Kavajës”, Durrës, u bllokua një mjet argëtimi “Jet Ski”, që lundronte jashtë zonës së përcaktuar dhe ishte rrezik potencial për sigurinë e pushuesve. Drejtuesi i tij u ndëshkua me masë administrative 100,000 lekë [900 euro].

Në afërsi të portit të Durrësit, u bllokuan 2 mjete të tjera lundruese argëtimi “Jet Ski” që drejtoheshin pa dokumentacion e nevojshëm në bord, Secili prej drejtuesve të tyre u ndëshkua me masën administrative 10,000 lekë [90 euro].


Gjithashtu në zonën e quajtur “Currilat”, Durrës, u bllokuan 2 mjete lundruese gomone që drejtoheshin pa dokumentacion e nevojshëm në bord. Secili prej drejtuesve të tyre u ndëshkua me masën administrative 10,000 lekë.

Në Dhërmi u bllokua 1 mjet lundrues argëtimi “Jet ski”, drejtuesi i të cilit kreu manovra të rrezikshme në det dhe për pasojë ishte rrezik potencial për sigurinë e pushuesve.

Gjithashtu në Dhërmi u bllokua 1 mjet tjetër lundrues Skaf, pasi drejtuesi i tij e ushtronte veprimtarinë e lundrimit, të pa licencuar. Për këtë shkelje, ky person u ndëshkua me masën administrative 100,000 lekë.

Në Sarandë u bllokua 1 tjetër mjet lundrues argëtimi “Jet Ski”, që drejtohej pa dokumentacionin e nevojshëm në bord. Drejtuesi i tij u ndëshkua me masën administrative 10,000 lekë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Walker kthehet sërish në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Walker kthehet sërish në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Lajme
Kalo në kategori