LAJMI I FUNDIT:

MPB-ja tregon bilancin e sulmeve në veri: U shkaktuan nga milicia fashiste

MPB-ja tregon bilancin e sulmeve në veri: U shkaktuan nga milicia fashiste

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar të premten bilancin e deritashëm të sulmeve gjatë protestave të dhunshme të ditëve të fundit, të organizuara në veri të Kosovës.

Sipas ministrisë, deri tani janë regjistruar 21 sulme ndaj mediave dhe gazetarëve, gjashtë zyrtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar e 30 ushtarë të KFOR-it po ashtu, tre prej të cilëve nga arma e zjarrit.


Lajçak dhe Escobar vizitojnë Kosovën dhe Serbinë javën e ardhshme
Lexo po ashtu Lajçak dhe Escobar vizitojnë Kosovën dhe Serbinë javën e ardhshme

Po ashtu, në njoftim thuhet se dy qytetarë janë rrahur brutalisht, janë djegur tërësisht dy vetura të Policisë së Kosovës si dhe janë dëmtuar shtatë të tjera të po këtij institucioni.

“Dhuna dhe terrori i ushtruar nga milicia fashiste ka prodhuar numra të konsiderueshëm të akteve kriminale. Kaosi që kanë tentuar të krijojnë bandat kriminale të dirigjuara dhe orkestruara nga Beogradi, kanë shkaktuar lëndime në njerëz, dëme materiale dhe tentim ndalimin e shprehjes së lirë e raportimit nga mediat”, thuhet në njoftimin për media.

Sipas MPB-së, nxitja e konflikteve dhe ndëretnike nga individë kriminal, ka qenë synim tjetër i tyre, “i cili do të dështojë”.

“Këto numra dëshmojnë që protestat nuk kanë qenë paqësore. Protestat nuk kanë qenë të qytetarëve. Protestat janë të milicisë fashiste”, thuhet mes tjerash./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori