LAJMI I FUNDIT:

Me bluza me shkronjën “Z” dhe imazhin e kriminelëve të luftës, në Mal të Zi u mbajt një tubim “në mbështetje të serbëve në Kosovë”

Me bluza me shkronjën “Z” dhe imazhin e kriminelëve të luftës, në Mal të Zi u mbajt një tubim “në mbështetje të serbëve në Kosovë”

Të mërkurën në Podgoricë të Malit të Zi është mbajtur një tubim, siç është thënë “në mbështetje të serbëve në Kosovë”.

Sipas mediave në Mal të Zi, përcjell Telegrafi, të pranishmit, pasi u mblodhën para një kishe, nisën një shëtitje proteste.


Dhe pas një ore, të mbledhurit u shpërndanë të qetë.

Megjithatë, nuk dihet organizatori i takimit ku morën pjesë dhjetëra qytetarë, edhe pse njëri nga të grumbulluarit kishte thënë se ishte një “grup qytetarësh”.

Ndërkohë, raportohet se ftesa për tubim është dërguar përmes rrjeteve sociale dhe pjesëmarrës ishin edhe disa deputetë të partive më të vogla pro-serbe.

Siç bëjnë të ditur mediat në Mal të Zi, të mbledhurit mbanin flamuj serbë dhe kishin veshur bluza me fjalët “Kosova është Serbi”, “Rusi-Mali i Zi”, dhe kishte edhe disa me shkronjën “Z” dhe imazhin e Ratko Mlladiqit e Vladimir Putinit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori