LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Sevillas, Mendilibar pas triumfit: Morëm trofeun, na dhanë medaljet – por nuk e besoj akoma

Trajneri i Sevillas, Mendilibar pas triumfit: Morëm trofeun, na dhanë medaljet – por nuk e besoj akoma

Trajneri i Sevillas, Jose Luis Mendilibar është i ngazëllyer pasi ekipi i tij fitoi Ligën e Evropës në Puskas Arena në Budapest pas gjuajtjeve të penalltive në ndeshjen finale ndaj Romës.

Mendilibar la disa perla në mikrofonat e mediave pas finales, pas pati një konferencë shtypi interesante, ku foli për trofeun e parë dhe të ardhmen e tij.

Si është të jesh kampion?


“Nuk e di nëse e besoj akoma, por kështu është. Morëm trofeun, na dhanë medaljet dhe duket se kemi fituar, apo jo? E imagjinoj që kur të bëjmë pushimet do të filloj të mendoj për atë që kemi bërë”, ka thënë fillimisht Mendilibar.

Penalltitë vendimtare, Sevilla për herë të shtatë fituese e Ligës së Evropës
Lexo po ashtu Penalltitë vendimtare, Sevilla për herë të shtatë fituese e Ligës së Evropës

Analiza e ndeshjes

“E nisëm keq, duke luajtur me këmbë, pa kërkuar hapësirë, pa krosime, ata luajtën rehat sepse ishin gjithmonë afër. Dhe në pjesën e dytë ndryshuam, kemi qenë më agresivë, kemi bërë më shumë krosime, kemi shkel në më shumë zonë e kështu me radhë”.

“Pothuajse asgjë nuk është luajtur në kohën shtesë, topi ka qenë i palëvizshëm gjatë gjithë kohës, një dëmtim, një ndryshim… Por, ne ishim të suksesshëm me penallti dhe morëm çmimin”.

Montiel ishte gjuajtësi i katërt apo i pestë?

“E kishim shumë të qartë se kush mund të gjuante, pastaj duhet t’u themi se kë duan të gjuajnë. E vërteta është se ata kanë qenë të gatshëm dhe kanë pranuar urdhrin. Montiel në fillim ishte i pesti, por më pas kanë ndërruar mes tyre. Do të qëllonin ata që kanë qëlluar, por rendi është ndryshuar në një moment”.

Dhe tani?

“Le të shohim se çfarë do të ndodhë, ne do të duhet të shijojmë këtë moment, nga tani deri në ndeshjen me Realin, në Sevilje me të gjithë Sevilistët, dhe më pas mendoj se do të flasim për diçka”.

Dëshironi të vazhdoni te Sevilla?

“Po, jam shumë rehat këtu, e kam thënë gjithmonë. Do të jem rehat edhe nëse nuk e ofroj veten, por me djelmoshat kam qenë i mrekullueshëm, ata e kanë marrë shpejt atë që kam kërkuar. Më dhanë atë qe i kam thënë, është bashkim shumë i mirë që e kemi pasur, do te ishte fëmijërore të mos vazhdoj”.

Mourinho pas humbjes në finale: Gjyqtari dukej spanjoll, shkojmë në shtëpi të vdekur për shkak të një padrejtësie
Lexo po ashtu Mourinho pas humbjes në finale: Gjyqtari dukej spanjoll, shkojmë në shtëpi të vdekur për shkak të një padrejtësie

Mendoni se do t’ju ofrojnë rinovimin?

“Ndoshta ndoshta…”

Ti e di edhe himnin..

“Jo të gjithin, por shumë pak. Puna ka mbaruar”, përfundoi trajneri i Sevillas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Premier League
Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Premier League
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Kalo në kategori