LAJMI I FUNDIT:

Videot tregojnë prototipin më të fundit të Tesla Cybertruck që duket më i rafinuar dhe pothuajse gati për të hyrë në prodhim

Videot tregojnë prototipin më të fundit të Tesla Cybertruck që duket më i rafinuar dhe pothuajse gati për të hyrë në prodhim

Një prototip i Tesla Cybertruck që duket të jetë më i gatshëm se kurrë për prodhim u shfaq në gigafabrikën e kompanisë në Teksas, gjatë takimit vjetor të aksionarëve.

Disa njerëz kanë bërë disa video të kamionçinës tërësisht elektrike dhe i kanë ngarkuar në YouTube, duke treguar atë që duket të jetë një nga modelet më të rafinuara deri më sot, transmeton Telegrafi.


Si fillim, mbulueset e zeza të rrotave të patentuara bënë një paraqitje të rrallë në prototipin që u shfaq përpara objektit, së bashku me fshirësen e vetme të xhamit e njohur si ‘gigawiper’, dhe pasqyrat anësore trekëndore.

Të gjitha dritat duket se janë në pozicionin e tyre përfundimtar, si shenjat anësore portokalli dhe rrezet kryesore, të cilat janë fshehur me zgjuarsi midis hundës së automjetit dhe pjesës përpara të automjetit.

Gjatë mbledhjes së aksionarëve, dikush e pyeti Elon Musk-un për mundësinë e Tesla-s të zhvillonte një RV, dhe ai u përgjigj se ata mund të bënin diçka në këtë drejtim në një moment. /Telegrafi/