LAJMI I FUNDIT:

A janë macet apo qentë më inteligjentë? Çfarë thonë shkencëtarët

A janë macet apo qentë më inteligjentë? Çfarë thonë shkencëtarët
(Foto: Pexels)

Gjithmonë pronarët e qenve dhe maceve janë përpjekur të zbulojnë se kush është më i zgjuar. Çdo adhurues i qenve merr anën e tij, ndërsa adhuruesit e maceve sugjerojnë që macet janë më të zgjuara. Kjo është arsyeja pse shkencëtarët u përfshinë në këtë debat, shkruan World Cat FInder.

Pas përfundimit të studimit, studiuesit deklaruan se qentë kanë rreth 550 milionë neurone në trurin e tyre, ndërsa macet kanë rreth 250. Kjo do të thotë që qentë janë më të zgjuar se macet, mirëpo përgjigjja nuk është aq e thjeshtë.


Kur flasim për kafshë të ndryshme, mund të presim shkallë të ndryshme inteligjence, por kjo mund të jetë mjaft e vështirë për t’u përcaktuar. Meqenëse kafshët janë të ndryshme dhe të krijuara për qëllime të ndryshme, është shumë e vështirë të krahasohet inteligjenca e tyre.

Kush ka shqisën më të mirë të aromës, qentë apo macet?
Lexo po ashtu Kush ka shqisën më të mirë të aromës, qentë apo macet?

Njerëzit e lidhin inteligjencën me atë se sa e lehtë është të stërvitësh dikë

(Foto: Pexels)

Si macet ashtu edhe qentë janë të zgjuar në mënyrën e tyre, në varësi të asaj që duhet të bëjnë. Në shumicën e rasteve, njerëzit do ta lidhin inteligjencën me atë se sa e lehtë është të stërvitesh dikë.

Si duhet t'i kuptojmë sinjalet që na japin qentë përmes gjuhës së trupit
Lexo po ashtu Si duhet t'i kuptojmë sinjalet që na japin qentë përmes gjuhës së trupit

Qentë njihen për atë që është e lehtë për t’u stërvitur, gjë që më pas tregon se ata janë më të zgjuar. Sidoqoftë, është e mundur të stërvitni edhe macet – thjesht duhet të keni qasjen e duhur. Por nuk është gjithashtu mënyra e duhur për të matur inteligjencën e një kafshe shtëpiake.

Problemi kryesor me matjen e inteligjencës së maceve dhe qenve është se nuk ka instrumente universale. Nuk ka asgjë që do t’ju tregojë se kush është më i zgjuar. Në shumicën e rasteve, gjërat që do të funksionojnë për matjen e inteligjencës së qenve nuk do të funksionojnë për macet dhe anasjelltas. /Telegrafi/