LAJMI I FUNDIT:

Alpine prezanton modelin A290 Beta, ‘hatchbacku’ sportiv i bazuar në Renault 5-shin e ri

Alpine prezanton modelin A290 Beta, ‘hatchbacku’ sportiv i bazuar në Renault 5-shin e ri

Alpine zbuloi krijimin e saj të fundit së bashku me qëllimet e saj ambicioze – të bëhet një prodhues i zakonshëm i automjeteve.

Siç raportohet, Alpine A290 Beta është vetëm i pari nga tre automjetet koncept që kompania dëshiron të prezantojë në një të ardhme jo shumë të largët që do të jetë pjesë e Dream Garage të Alpines, transmeton Telegrafi.


Alpine po përqafon me stil epokën e veturave elektrike dhe A290 Beta e re është një shenjë e përsosur e gjërave që do të vijnë, madje edhe më mirë se modeli A110 E-ternite që kompania e prezantoi vitin e kaluar.

Para së gjithash, automjeti bazohet në Reanult 5 tërësisht të ri dhe disa nga komponentët e Alpine do të gjejnë rrugën e tyre në Renault 5 Turbo.

Pastaj është fakti që A290 Beta do të dalë në shitje vitin e ardhshëm, pra në vitin 2024 hatchbacku elektrik me performancë të lartë do dalë në rrugë. /Telegrafi/