Ford planifikon prodhimin e një SUV elektrik me 7 ulëse për tregun amerikan në mënyrë që të konkurrojë me Tesla dhe Kia

Tregu i veturave të pasagjerëve në SHBA dominohet nga SUV-të dhe varieteti me tre rreshta është një pjesë e madhe e këtij tregu.
Ndërsa veturat elektrike po fillojnë ngadalë të hyjnë në çdo segment, tregu i veturave elektrike me 7 ulëse udhëhiqet nga Tesla.
Dhe përveçse VinFast dhe Kia, Ford po i kushton vëmendje kësaj industrie.
Në pamje të parë, Ford po kalon një periudhë të mirë – F-150 Lightning po arrin shifra të mëdha në shitje, ndërsa Mustang Mach-E është kthyer në prodhim me volum të plotë pas përmirësimit të objektit ku kjo veturë prodhohet, përcjell Telegrafi.
Veturat komerciale Ford me E-Transit vazhdojnë gjithashtu të kenë shifra mjaft të mira të shitjes, në ardhje janë edhe më shumë modele, dhe megjithatë divizioni veturave elektrike i kompanisë humbi 700 milionë dollarë vetëm në tre muajt e parë të këtij viti.
Ford parasheh “humbjen” e 3 miliardë dollarëve këtë vit, kjo pasi gjiganti amerikan do të investojë në gjeneratën e dytë të veturave të saj elektrike.
Prodhimi i një SUV-je elektrike me 3 rreshta nga ana e Ford do të kishte shumë kuptim, kompania e di atë dhe tashmë është duke punuar mbi një të tillë sipas Jim Farley, drejtor ekzektutiv i Ford.
Farley beson se brenda 2 viteve të ardhshme, do të ketë të paktën 45 vetura të ndryshme në kategorinë SUV elektrike me 5 ulëse.
Ford planifikon të ketë një SUV me 3 rreshta me 7 ulëse që do të jetë më i madh se Ford Mustang Mach-E pasi shpreson të hidhet në një segment të pashfrytëzuar.
Por cilat kompani të tjera e synojnë atë semgent?
Momentalisht janë veturat Volvo EX90, Kia EV9 e Hyundai Ioniq 7, vetura në ardhje, dhe sigurisht që është edhe Tesla me veturat e saj Model X dhe Model Y. Pastaj është edhe VinFast që sjell VF9 dhe Honda po përgatit një SUV më të madh bazuar në platformën e saj të veturave elektrike.
Por cili do të jetë modeli që do të bëhet me 7 ulëse? A do të jetë Explorer apo Ford do ta elektrizojë modelin Expedition? Explorer veçse do të lansohet, me versionin shumë më të vogël evropian që do të dalë në shitje së shpejti.
Expedition do të ishte një zgjedhje e lehtë, por duke e ditur se Ford do të mbajë një event special për investitorët e saj në fund të majit, aty do të diskutohet më në detaje për SUV-në e re me 7 ulëse, e gjithashtu edhe për veturat e reja komerciale, teksa nga Arena EV shkruajnë se mezi presin që të mësojnë më shumë nga ky event. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një numër i madh gjermanësh blejnë goma për të gjitha stinët

Volkswagen po vjen me një projekt të ri

Kush e fiton garën - Koenigsegg Jesko apo Bugatti Chiron

Publikohen pamjet e para të Audi A6 të ri

Shihni se si Tesla reklamon sigurinë e Cybertruck

Audi prezanton një A5 të ri - a e dini se sa do të kushtojë ky model?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk