LAJMI I FUNDIT:

Besohet se nuk duhet t’i dhuroni një orë partnerit tuaj

Besohet se nuk duhet t’i dhuroni një orë partnerit tuaj
istockphoto

Çdo dhuratë ka simbolikën e vet

Sipas besimit të vjetër, nuk duhet t’i jepni kurrë një gjë partnerit apo partneres suaj si dhuratë.


Edhe pse përfaqëson një shenjë të bukur vëmendjeje dhe një simbol të shijes së sofistikuar mund të jetë më mirë të mendoni për një zgjedhje tjetër nëse jeni të prirë ndaj besimeve të vjetra.

Ndonëse objektivisht përfaqëson një shenjë të mirë kujdesi, mbase mund të jetë më mirë të zgjidhni një dhuratë tjetër,

Domethënë, besimet thonë se nëse një vajzë i jep një orë të dashurit të saj, ose ai asaj, ata do të ndahen.

Ora simbolikisht përfaqëson numërimin mbrapsht deri në ndarje, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, besimi thotë se akrepat e orës mund të ndërpresin lumturinë dhe dashurinë që ekzistojnë në një marrëdhënie dhe mund të ndikojnë në ndarjen e dy partnerëve.

Poashtu, besimet e vjetra thonë se nuk duhet të bëni dhuratë sende të vjetra, antike apo gjëra të përdorura, sepse këto gjëra konsiderohen të kenë energji të keqe që transferohet nga pronari te marrësi i dhuratës. /Telegrafi/