Nga: Dashnor Kokonozi
(E shoh që pak dijeni ka për zemrën e tij të ndjeshme, por është e vërtetë, ai dinte të kërkonte falje. Të paktën jugosllavëve. Akoma më tej, ai nuk ka qenë aq servil, madje ka guxuar edhe të kritikojë rreptë kultin e individit të Stalinit)
Herën e fundit që isha në Tiranë. mora me vete edhe një libër që më intrigoi jo nga titulli (E. Hoxha. Raporti i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë në Kongresin e III të Partisë. 1956), por sepse për më se 40 vjet e kisha fshehur në vendin më sekret të bibliotekës sime.
Po e shfletoj tani dhe nuk u besoj syve të mi.
Në fq. 36, siç e shihni nga foto, pasi ia hedh fajin Xoxes dhe Beries, një stalinisti sovjetik, Enver Hoxha para Kongresit të Partisë thotë :
“Ky (akuzat ndaj Jugosllavisë) është një gabim nga ana jonë. Logjika e luftës ndaj njëri-tjetrit na çoi në gabime e të përdorim akuza të pathemelta të kurdisuara nga agjenti Beria kundër Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe shtetit jugosllav, të akuzonim Jugosllavinë si dhe udhëheqësit jugosllavë si antimarksistë etj. Këto akuza ishin të padrejta, ana jonë ka gabuar për këto çështje. (!!!)
Në fq. 177 ai i përvishet Stalinit.
“… Kulti i individit dhe praktika e udhëheqjes që u krijua nga J.V. Stalini, shënuan shkeljen e hapët dhe të shëmtuar të parimeve leniniste të udhëheqjes kolegjiale në parti, shënuan shkeljen e normave leniniste të partisë. Mospërfillja nga ana e J.V. Stalinit e normave të jetës së partisë dhe të parimit të udhëheqjes kolegji ale të partisë, zgjidhja e çështjeve në mënyrë individuale nga ana e tij, mospërfillja e mendimit të partisë, bile duke marrë edhe masa të rënda kundër atyre që shprehnin mendime të ndryshme nga të tijat, nuk mund të mos sillnin dhe sollën dëmtime të mëdha, duke shkaktuar shtrembërime të rënda të rregullave leniniste në jetën e partisë dhe shkeljen e ligjshmërisë revolucionare …”!
Një paragraf më poshtë e kritikon Stalinin edhe për drejtimin që ai i bëri Luftës dhe madje, edhe ekonomisë së vendit:
“Ai nuk tregoi vigjilencën e nevojshme në pragun e luftës patriotike kundër nazizmit gjerman, nuk i vuri kujdesin e duhur zhvillimit të mëtejshëm të bujqësisë socialiste dhe mirëqenies materiale të kolkozianëve, përkrahu dhe nxiti në vijë të gabuar çështjen jugosllave …”!
Më qartë nuk bëhet dhe unë pyes veten çfarë ka ndodhur?
Pas gati dhjetë vjetësh lufte me Jugosllavinë ai kërkon falje dhe më tej i vërsulet edhe vetë Stalinit; qëndrimin ndaj tij më vonë do ta shihte si vijë sinori midis “marksistëve të vërtetë” dhe “revizionistëve”.
Dhe, për ironi të fatit, në këtë rrugë që kritikon më 1956, ai do të zvarrisë pas vetes një popull të tërë.
Natyrisht që mund të nxirren shumë përfundime.
Dua të besoj se vizita e mëtejshme e Hrushovit në Shqipëri (1959) ku ai la të kuptojë se populli shqiptar meriton një udhëheqje më të mirë, mund të ketë ndikuar në ndryshimin radikal që mori politika e Shqipërisë pak më vonë.
Ky raport i mbajtur në Kongresin e III lejon të shohësh se parimet politike për të kanë qenë monedhë këmbimi për të qëndruar në pushtet. Do të shkëputet nga Bashkimi Sovjetik në periudhën e destalinizimit të vendit, jo për çështje parimore, por sepse kuptoi se në pushtet mund të qëndronte vetëm nepëmjet një politike të përgjakshme staliniste.
Përfundimi im: Ndërsa politikanët e sotëm (shumica e tyre) më duket më fort si imoralë (politikë) ata të djeshmit më dukeshin më fort dogmatikë dhe të ngurtë, po jo imoralë. Ky libër me tregon se edhe ata ishin po aq imoralë sa edhe të sotmit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak