LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Big Brother VIP Albania njoftohen për rastin tragjik të vrasjes së rojës në Top Channel

Banorët e Big Brother VIP Albania njoftohen për rastin tragjik të vrasjes së rojës në Top Channel

Spektakli i sotëm (e martë) i Big Brother VIP Albania nisi pa praninë e publikut dhe ish-banorëve në studio.

Prezantuesja Arbana Osmani që ndodhej në studio vetëm me dy opinionistët Arbër Hajdarin dhe Zhaklin Lekatarin tha se banorët do të njoftohen për rastin tragjik që ndodhi një ditë më parë pranë Top Channel ku roja e sigurisë mbeti i vrarë.


Ajo ua ka përshkruar gjithë rastin që ndodhi në orët e para të ditës së hënë teksa tha se ata janë të lirë të vendosin nëse duan ta vazhdojnë këtë rrugëtim apo jo.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

“Kem zgjedhur që këtë show të ia dedikojmë të ndjerit, por kemi zgjedhur që me gjithë dëshirën prë të mos iu dhënë asnjë lloj frike, këtë lajm ta ndajmë me banorët sepse ka ndodhur pranë tyre”, tha Arbana fillimisht.

Fisnik Syla: Nëse Luizit nuk ia japin çmimin e madh, betohem që unë do të ia jap 100 mijë euro
Lexo po ashtu Fisnik Syla: Nëse Luizit nuk ia japin çmimin e madh, betohem që unë do të ia jap 100 mijë euro

Pas lidhje me banorët në shtëpinë e famshme, ajo i njoftoi ata për situatën e ndodhur, të cilët u prekën nga situata dhe disa shpërthyen në lot me të kuptuar këtë informatë.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

“Më premtoni që do të më dëgjoni me kujdes sepse është e rëndësishme sidomos për mënyrën sesi do ta prisni, jeni izoluar prej shumë ditësh, ndërkohë që jashtë jeta vazhdon, jeta ka ngjarje të bukura dhe ndonjë herë ka edhe ngjarje të trishta, jam pa publik kjo sepse është një ditë zie, në orët e para të së hënës Top Channel është goditur nga një sulm terrorist, si pasoj ka mbetur i vrarë një nga rojet tona të sigurisë, kjo ngjarje na ka tronditur, pikërisht se kjo gjë ka ndodhur edhe në shtëpinë tuaj, sepse përkohësisht edhe ju jeni tonët, ju jeni pjesë e Topit, menduam se është e udhës që ju duhet ta dini, duke iu siguruar se ambienti dhe shtëpia ku ju jeni është akoma më e sigurt se që ka qenë gjithmonë, sot për sigurinë e Top Channel dhe shtëpinë e Big Brother është një shtet i tërë në këmbë, sot ju jeni të mbrojtur, por e kemi detyrë që të iu them se nëse ndonjëri prej jush nuk e përballon dot këtë rrugëtim ne do ta kuptojmë sepse e dimë që nuk është e thjeshtë, nuk është e thjeshtë për ne e akoma më shumë për ju që jeni të izoluar”, u shpreh moderatorja ndër tjera.

Më pas atyre iu lansua një klipi ku përshkruhej rrugëtimi i televizionit, vështirësitë e tyre ndër vite dhe lajmi i fundit tragjik që goditi këtë kompani mediatike duke iu kërkuar që pas kësaj të reflektojnë dhe të marrin cilindo vendim që ata e shohin të përshtatshëm. /Telegrafi/