LAJMI I FUNDIT:

Pruzzo: Është një luftë ndërmjet Romës dhe gjyqtarëve

Pruzzo: Është një luftë ndërmjet Romës dhe gjyqtarëve
(Foto: Getty)

Legjenda e Romës, Roberto Pruzzo, beson se ndeshjet e Giallorossëve duhet të drejtohen nga gjyqtarët jashtë Federatës Italiane të Futbollit, sepse ekziston një luftë ndërmjet klubit dhe arbitrave.

Ish-sulmuesi italian ka folur të hënën për RadioRadio, pas humbjes së skuadrës së tij të zemrës nga Lazio në Derby della Capitale.


Lazio triumfon në derbin e qytetit ndaj Romës
Lexo po ashtu Lazio triumfon në derbin e qytetit ndaj Romës

Gjatë derbit kryeqytetas, dy futbollistë të Romës morën kartonë të kuq, Roger Ibanez pas 32 minutash lojë dhe Bryan Cristante në minutat shtesë.

(Foto: Mondadori Portfolio/Getty Images)

Edhe Adam Marusic i Lazios u ndëshkua me të kuq, ndërsa nga një të tillë e morën edhe nga një anëtar i stafeve në të dyja taborët.

“Roma duhet të kërkojë që në ndeshjet e tyre të ndahet drejtësia nga gjyqtarët jashtë Federatës Italiane. Të dielën, lojtarët e Romës merrnin kartonë të verdhë pas çdo ndërhyrjeje, ndërsa lojtarët e Lazios merrnin kartonë të verdhë pas çdo pesë ndërhyrjesh të palejuara. Është një luftë ndërmjet Romës dhe gjyqtarëve”, ka thënë Pruzzo duke akuzuar gjyqtarin Davide Massa.

Mourinho sherr pas ndeshjes me presidentin e Lazios, portugezin e pret një tjetër dënim
Lexo po ashtu Mourinho sherr pas ndeshjes me presidentin e Lazios, portugezin e pret një tjetër dënim

Ishte një ndeshje aq e zjarrtë në Stadio Olimpico saqë është raportuar se edhe presidenti i Bianconcelestëve, Claudio Lotito dhe trajneri i Giallorossëve, Jose Mourinho, kanë pasur zënkë brenda zhveshtores. /Telegrafi/