LAJMI I FUNDIT:

Putin vizitoi Mariupolin ‘për herë të parë dhe të fundit’, thotë një zyrtar ukrainas – një tjetër ‘ia bën gati trenin për në Hagë’

Putin vizitoi Mariupolin ‘për herë të parë dhe të fundit’, thotë një zyrtar ukrainas – një tjetër ‘ia bën gati trenin për në Hagë’

Një zyrtar i qeverisë ukrainase ka folur për vendosmërinë e tyre për të mos parë më kurrë Vladimir Putinin në Mariupol.

Oleksii Riabchyn, këshilltar i zëvendëskryeministrit ukrainas, tha për Sky News se lideri rus vizitoi qytetin e pushtuar “për herë të parë dhe të fundit”, përcjell Telegrafi.

“Ai erdhi për të parë dhe për të thënë lamtumirë, sepse ne besojmë në kundërsulmin tonë pranveror se ne jemi në gjendje të dëbojmë Rusinë nga territori ukrainas”, citohet të ketë thënë ai.


Riabchyn theksoi se ishte “e dhimbshme” të shihje liderin rus në Mariupol, por se ai “po përpiqet të jetë optimist”.

Turneu i Putinit gjatë natës në qytetin port në Ukrainën lindore shënoi vizitën e tij të parë në territorin e pushtuar në rajonin e Donbasit që nga fillimi i agresionit në Ukrainë.

Mariupol u rrafshua me tokë kur u pushtua nga Rusia në ditët e para të luftës.

Ish-oficeri i inteligjencës britanike shpjegon “tri mesazhet” që Putini dëshiron të dërgojë me vizitën në Mariupol
Lexo po ashtu Ish-oficeri i inteligjencës britanike shpjegon “tri mesazhet” që Putini dëshiron të dërgojë me vizitën në Mariupol

Popullsia e saj tani është vetëm një e dhjeta e asaj që ishte para konfliktit, thotë zoti Riabchyn – një pretendim që Sky News thotë se nuk mund ta verifikojë në mënyrë të pavarur.

Ndërkohë ish-CEO i Hekurudhave të Ukrainës ka bërë shaka për nisjen e një “rruge të re treni” nga Mariupol në Hagë.

Oleksandr Kamyshin, i cili ishte në krye të kompanisë shtetërore derisa dha dorëheqjen në fund të shkurtit, postoi një foto të trenit me një mesazh duke thënë se “po pret pasagjerin e parë”.

Duket të jetë një referencë ndaj urdhër-arrestit të lëshuar për arrestimin e presidentit rus Vladimir Putin nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale – e cila ndodhet në Hagë – pas vizitës së tij në Mariupol të Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Evropa
Tusk: Rusët po planifikojnë aksione terroriste në Evropë, duke vendosur eksplozivë në aeroplanë

Tusk: Rusët po planifikojnë aksione terroriste në Evropë, duke vendosur eksplozivë në aeroplanë

Evropa
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Evropa
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë

Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë

Botë
Po udhëtonte nga Parisi në Boston, në aeroplanin e aviokompanisë Air France ndërron jetë një pasagjer

Po udhëtonte nga Parisi në Boston, në aeroplanin e aviokompanisë Air France ndërron jetë një pasagjer

Evropa
Kalo në kategori