Georgina Rodriguez zbulon se pësoi tri aborte p,ara humbjes së djalit të saj, Angel, gjatë lindjes.
E dashura e Cristiano Ronaldos, 29-vjeçe, raportohet se në sezonin e dytë të dokumentarit të saj në Netflix, ka bërë pranimin rrëqethës gjatë episodit të parë të “I am Georgina”, sipas faqes spanjolle të lajmeve El Espanol.
Çifti zbuloi në prill të vitit të kaluar se ndërsa prisnin binjakë, vetëm vajza e tyre Bella Esmerelda mbijetoi, ndërsa djali tjetër vdiq, shkruan DailyMail.
Sipas gazetës ajo thotë: “Kisha shumë frikë në çdo ultratinguj [para lindjes së binjakëve të saj] ndihesha shumë e tensionuar sepse kisha pasur tri aborte të mëparshme dhe kthehesha në shtëpi copë-copë”.
Ajo gjithashtu thuhet se do të zbulojë se nuk iu tha menjëherë fëmijëve të saj se djali Angel nuk mbijetoi dhe u tha atyre se do të lindte më vonë se motra e tij.
“Meqë ende e kisha bark, u thashë se Angel do të priste akoma pak për të lindur”, tregon ajo.
“Derisa [Cristiano] u tha atyre se Angel ishte në parajsë. Kjo ishte një dozë realiteti”, thuhet se ka pranuar Georgina.
Ajo ka vajzën Alana, tre vjeçe, me Ronaldon, ndërsa ylli i Manchester United ka edhe djalin Cristiano Jr, 11 vjeç dhe binjakët Eva dhe Mateo, katër vjeç secili.
Georgina do të tregojë agoninë e saj të dëshpërimit në sezonin e ri të dokumentarit, që do të publikohet më 24 mars.
Bukuroshja me origjinë argjentinase pranon, teksa në ekran shfaqet një fotografi e saj ku shihet në shtratin e spitalit me vajzën Bella Esmeralda në gjoks: “Jeta është e vështirë, jeta vazhdon. Unë kam arsye për të ecur përpara dhe për të qenë e fortë”.
Duke lavdëruar partnerin e saj futbollist që e ndihmoi të kalonte periudhën më të errët në jetën e tyre së bashku, ajo shton: “Cristiano me të vërtetë më inkurajoi të vazhdoj me axhendën time. Ai tha: ‘Gio, vazhdo jetën tënde, do të të bëhet mirë’”.
Ajo vazhdon duke thënë: “Prioriteti im për momentin është familja dhe fëmijët e mi. Jam shumë e lumtur dhe falënderuese”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Madonna kryen koncert historik falas për mijëra fansa në Rio de Janeiro, duke shënuar ndalesën e fundit epike në turneun e saj festiv
E etiketoi si “të pafytyrë” dhe “tradhtare”, Romeo i kërkon ndjesë publike Eglës, pas zbulimit të avantazhit të saj
“E di që ke rënë në dashuri”- Surprizë emocionuese për Heidin, takon nënën në një ‘udhëtim në Venecia’
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
“E di që ke rënë në dashuri”- Surprizë emocionuese për Heidin, takon nënën në një ‘udhëtim në Venecia’
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak