Seritë Galaxy S23 të Samsung krenohen me disa pajisje mbresëlënëse të kamerës dhe tani Samsung po u jep përdoruesve një palë aksesorë për të shfrytëzuar kamerat e tyre.
Pajisjet më të reja të Samsung, Camera Grip dhe Slim Stand janë aksesorë modularë të përputhshëm me Gadget Grip të Samsung. Këllëfi i hollë transparent prej silikoni sjell një pikë të veçantë ngjitjeje në anën e pasme e cila ju lejon të ndërroni aksesorë të ndryshëm.
“Camera Grip-i” i ri sjell një buton të diafragmës Bluetooth i cili është i ndashëm, dhe një zonë kapëse për një përvojë më tradicionale të shkrepjes së fotografive. Shtojca e dorezës ka gjithashtu një trekëmbësh të fshehur brenda pjesës së montimin dhe rrotullohet në mënyrë që të mund ta mbështesni telefonin në mënyra të ndryshme, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.
Aksesori Camera Grip vjen në një ngjyrë të vetme të bardhë dhe tashmë është i listuar në faqen e Samsung në Mbretërinë e Bashkuar, megjithëse nuk ka detaje rreth çmimit.
Mbështetësja Slim Tripod funksionon ashtu siç edhe sugjeron emri, duke ju lejuar të mbështetni pajisjen tuaj Galaxy S23 në tre këmbët e saj metalike. Mund ta përdorni edhe si aksesor për incizimet tuaja për “vlog” me këmbë të rrafshuara dhe të zgjatura.
Slim Tripod Stand vjen në një ngjyrë të vetme argjendi dhe është e listuar me çmim prej 38.51 eurove (34 funte) në faqen zyrtare të Samsung UK. Çmimi i listuar nuk përfshin kasën Samsung Grip e cila nevojitet për bashkëngjitjet e reja të mbështetëses dhe kushton afro 55.50 euro (49 funte). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë
Filtri i TikTokut që tregon sesi do të mund të dukeshit në pleqëri
Historia e telefonit celular dhe rrëfimi i njeriut që e shpiku 50 vjet më parë
Rivali i ChatGPT, Claude, po sjell chatbot-in me Al në iPhone
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit