LAJMI I FUNDIT:

NASA prezanton kostumin e ri hapësinor që do ta veshin astronautët në Hënë

NASA prezanton kostumin e ri hapësinor që do ta veshin astronautët në Hënë

NASA ka prezantuar kostumin e ri hapësinor që do të veshin astronautët për të eksploruar Hënën nën programin Artemis.

Krijuar nga Axiom Space, kostumi i ri është krijuar për të përmirësuar lëvizshmërinë për astronautët që do të shkojnë në sipërfaqen hënore, transmeton Telegrafi.


I zhvilluar për misionin Artemis III, ku pritet që gruaja e parë dhe personi i parë me ngjyrë të ecin në Hënë, kostumi prototip u prezantua në një ngjarje të mërkurën, më 15 mars.

Prototipi përfshin një mbulojë gri të errët, që u dizajnua nga stilistja Esther Marquis, e cila punoi për serialin televiziv “For All Mankind”, por kostumi aktual do të jetë i bardhë për arsye termike.

“Partneriteti i NASA-s me Axiom është kritik për zbarkimin e astronautëve në Hënë dhe vazhdimin e udhëheqjes amerikane në hapësirë. Duke u bazuar në vitet e kërkimit dhe ekspertizës së NASA-s, kostumet hapësinore të gjeneratës së ardhshme të Axiom jo vetëm që do t’i mundësojnë gruas së parë të ecë në Hënë, por gjithashtu do të hapin mundësi për më shumë njerëz për të eksploruar dhe kryer shkencë në Hënë si kurrë më parë”, tha Administratori i NASA-s. Bill Nelson. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori