Autoritetet e Shteteve të Bashkuara po marrin masa urgjente për të forcuar besimin në sistemin bankar dhe për të shmangur një krizë më të gjerë financiare, pas falimentimit të Silicon Valley Bank.
Falimentimi i papritur Silicon Valley solli reagimin e menjëhershëm të autoriteteve amerikane, në kuadër të përpjekjeve për të shmangur përhapjen e pasojave të dështimit më të madh bankar që nga viti 2008.
Përmes masave për të ruajtur besimin në sistemin bankar, administrata e presidentit Joe Biden veproi për të mbrojtur depozitat në bankën që falimentoi.
Rregullatorët thanë se klientët do të kenë qasje të plotë në depozitat e tyre duke filluar nga e hëna – ku përfshihen miliarda dollarë të pasiguruara – dhe se do të krijojnë një strukturë të re për t’u dhënë bankave qasje në fondet e urgjencës.
Banka Silicon Valley ishte huadhënësi kryesor i kompanive të reja, kryesisht në sektorin e teknologjisë, gjatë dekadave të fundit të karakterizuara nga interesa rekord të ulta, por duke e ekspozuar bankën ndaj disa rreziqeve unike.
“Banka supozohet të jetë një nga institucionet më të sigurta. Ky nuk është bixhoz. Ne nuk i kemi investuar paratë e kompanisë në kriptovaluta. Ne i depozituam ato në një bankë me emër të mirë, me të cilën punojnë shumica e kompanive të reja teknologjike”, thotë Stefan Kalb, shefi ekzekutiv i kompanisë teknologjike Shelf Engine.
Falimentimi i bankës të premten e javës së kaluar, shkaktoi panik dhe pasiguri në fundjavë, mes pikëpyetjesh nëse bizneset e vogla do të ishin në gjendje të paguanin punonjësit e tyre, ndërsa Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave garanton vetëm depozitat deri në 250 mijë dollarë.
“Nuk mund t’i paguajmë klientët tanë. Çfarë ndodh kur dhjetëra mijëra kompani nuk mund të paguajnë klientët e tyre, sepse nuk kanë para në bankë? Ne po përballemi me diçka shumë më të madhe sesa dështimi e kompanisë time, kjo është një goditje e rëndë ekonomike”, shton ai.
Të dielën, rregullatorët mbyllën një tjetër bankë – atë Signature në New York.
Profesori në Universitetin Amerikan, Gerard Cimizio, tha se të dyja rastet do të kenë pasoja politike.
“Ideja se ka dy dështime bankare, duke përfshirë një që është dështimi i dytë më i madh në historinë bankare, do të ketë disa pasoja dhe unë pres që të ketë seanca dëgjimore në Kongres”, tha Cimizio.
Banka Qendrore e SHBA-së, që njihet si Rezervat Federale dhe Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave, thanë në një deklaratë se klientët e këtyre bankave nuk do të humbasin asnjë sasi nga depozitat në këto dy banka, pa dëmtuar taksapaguesit. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje