LAJMI I FUNDIT:

Saranda Bogujevci tha “Preferoj të bëhem nënë pa pasur nevojë për burrë”, Vlora Çitaku i del në mbrojtje

Saranda Bogujevci tha “Preferoj të bëhem nënë pa pasur nevojë për burrë”, Vlora Çitaku i del në mbrojtje

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka dalë në mbrojtje nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, e cila vjen nga radhët e LVV-së, Saranda Bogujevcit.

Bogujevci, gjatë seancës së Kuvendit, deklaroi se preferon të bëhet nënë pa pasur nevojë për burrë, sepse këtë ia mundëson shkenca.


Pas kësaj deklarate, kishte reagime të shumta në rrjete sociale.

“Neveritëse dhe të papranueshme sulmet denigruese kundër Saranda Bogujevcit”, ka shkruar Çitaku.

“Rrjetet sociale po shpërfaqin brutalisht se sa shumë mllef është mbjellë në këtë shoqëri. Me lehtësi të padurueshme shajmë, fyejmë, mallkojmë tjetrin, vetëm pse mendon ndryshe. Keq”, ka shkruar Vlora Çitaku.

Deputeti i LVV-së kundër Ligjit për shëndet riprodhues, i reagon Bogujevci: Nuk duhet medoemos të kem burrë me të cilin martohem për t'u bërë nënë
Lexo po ashtu Deputeti i LVV-së kundër Ligjit për shëndet riprodhues, i reagon Bogujevci: Nuk duhet medoemos të kem burrë me të cilin martohem për t'u bërë nënë

Kundër Bogujevcit, kishte dalë edhe deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, i cili tha se nuk pajtohet me idetë e saj.

Sipas tij, më këso lloj vendimesh dëmtohet familja e shëndoshë.

Në krah Bogujevcit i ka dalë edhe ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Fjala e lirë ka përgjegjësi. Ajo çka pashë sot si reagime ndaj Sarandës nuk është as fjalë e lirë e as liri e besimit. Është sulm brutal. Ironike që vjen një ditë pas 8 marsit kosovar me muzikë e lule për nënat e gratë”, ka deklaruar Ahmeti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori