LAJMI I FUNDIT:

Mënyra për të biseduar me eprorin për ndonjë problem

Mënyra për të biseduar me eprorin për ndonjë problem
(Foto: Pexels)

Nëse ka një gjë që menaxherët kanë të përbashkët, është se ata të gjithë i urrejnë surprizat. Pra, nëse do t’i jepni ndonjë lajm menaxherit tuaj, kini kujdes se si e bëni atë.

Është shumë mirë që të mundoheni ta paralajmëroni shefin apo menaxherin tuaj për një problem sa më herët që është e mundur – derisa ai ose ajo ende mund të bëjë diçka për të. Nuk është kurrë një ide e mirë t’i hidhni problemet tuaja në prehrin e shefit tuaj.

Në vend të kësaj, afrojuni dikujt që mund të ndërmjetësojë dhe ta marrë paraprakisht reagimin e tij. Këtu janë disa hapa të zgjuar që do të japin rezultate pozitive dhe zgjidhje, transmeton Akademi Pune.


Kryerja e detyrave me kohë në punë
Lexo po ashtu Kryerja e detyrave me kohë në punë

Kërkoni kohë

Njoftoni shefin tuaj se do të dëshironit të flisni me të përpara se të hyni në zyrën e tyre ose t’i ndërprisni ata me një telefonatë me rëndësi. Njofton ata se keni një çështje të rëndësishme për të diskutuar dhe pyetini se kur do të ishte koha më e përshtatshme për të folur.

Sigurohuni që shefi juaj të jetë në disponim për t’i hapur disa tema

Sigurisht që keni një problem që juve ju preokupon, por shefi juaj mund të jetë i zënë me shuarjen e zjarreve të tjera që mund të jenë emergjenca më të mëdha se tuajat. Jini të vetëdijshëm për atë që po ndodh tjetër brenda kompanisë dhe jini të ndjeshëm kur i afroheni dikujt me një problem. Vëzhgoni rrethanat në mënyrë që ta kuptoni se kur shefi juaj është i mbingarkuar, në mënyrë që të qëndroni larg në atë moment. Afrojuni shefit tuaj kur ai ose ajo është në një vend të mirë për të pasur një diskutim produktiv.

Vlerësimi i punëtorëve, motivim në performancën e tyre
Lexo po ashtu Vlerësimi i punëtorëve, motivim në performancën e tyre

Zotëroni vetë problemin

Shpjegoni situatën dhe jini të sinqertë se sa i madh është problemi, por mos e largoni problemin. Mos e bëni problemin tuaj problemin e tyre. Në vend të kësaj thoni: “Unë e di ky është problemi i imi për të zgjidhur”, më pas kërkoni çdo sugjerim që mund të ketë shefi juaj. Menaxherët preferojnë të kërkohen për këshilla dhe mençuri në vend se t’ua kërkoni ta zgjidhin një problem për dikë tjetër.

Sigurohuni që të jeni gjithashtu në disponimin për të “marrë” nga të tjerët. Ju keni mundësinë të mësoni shumë nga dikush që e ka kaluar në gjëra të ngjashme më parë. Kjo është mënyra më e mirë për të zgjidhur mirë situatën aktuale dhe për të avancuar në karrierën tuaj. /KP/

Këshilla për ta shijuar më shumë punën që jeni duke bërë
Lexo po ashtu Këshilla për ta shijuar më shumë punën që jeni duke bërë

Në trend Stil

Më shumë
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Astrologji
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë

Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë

Intimitet dhe Pasion
Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...

Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...

Intimitet dhe Pasion
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

A e dini se...
Kalo në kategori