LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja Prishtinë-Beograd, Stoltenberg: Mundësi historike me përfitim për të gjithë rajonin, mirëpresim qasjen konstruktive

Marrëveshja Prishtinë-Beograd, Stoltenberg: Mundësi historike me përfitim për të gjithë rajonin, mirëpresim qasjen konstruktive

Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg ka pritur sot në takim Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj në Bruksel.

Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët për shtyp, Stoltenberg përmendi historikun e kontributeve të Shqipërisë në aleancën euroatlantike dhe u ndal gjithashtu në zhvillimet e fundit në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se NATO do të ndihmojë në thjeshtimin e dialogut Prishtinë-Beograd dhe theksoi se NATO është e pranishme në Kosovë.


Më tej Stoltenberg u bëri thirrje palëve për kompromis.

“KFOR po luan një rol të madhe aleatët janë të angazhuar që të kontribuojnë në Kosovë ka prani të konsiderushme të NATO-s në Kosovë, punojmë paralelisht me BE në Kosovë. NATO do të vazhdojë të lehtësojë dialogun Prishtinë-Beograd se mendojmë që kjo rruga e zgjidhjes në Kosovë, kemi mundësi historike me përfitim për të gjithë rajonin, mirëpresim qasjen konstruktive. Palët të dëshmojnë gatishmëri për kompromis”, tha ai, raporton Telegrafi Shqipëri.

Sekretari i përgjithshëm ka folur gjithashtu edhe për kontributin e Shqipërisë në Aleancë.

“Kënaqësi të kemi një president të Shqipërisë që e njeh kaq mirë NATO-n”, tha Stoltenberg.

“Ju kontribuoni në Letoni e Bullgari për të penguar ndonjë agresion të mundshëm dhe shërbeni në Kosovë e Irak. Shteti juaj iu përgjigj me shpejtësi pasojave të tërmetit shkatërrues në Turqi. Shqipëria luan rol të rëndësishëm për stabilitetin në rajon, i cili ka rëndësi strategjike për NATO-n. Përgëzoj Shqipërinë për ratifikimin e protokolleve të ratifikimit të Finlandës dhe Suedisë. Të gjitha tregojnë angazhimin e Shqipërisë ndaj NATO-s”, tha ai.

Stoltenberg theksoi gjithashtu edhe mbështetjen e NATO-s ndaj Shqipërisë sidomos gjatë sulmeve kibernetike.

“Edhe NATO është e angazhuar ndaj Shqipërisë. Ekspertët e NATO-s ofruan mbështetje urgjente për sulmet kibernetike. Diskutuam për Ukrainën. Diskutuam për Ballkanin Perëndimor, misionin KFOR dhe zyrat në Sarajevë e Beograd. Folëm për rritjen e mbështetjes së Bosnjë Hercegovinës dhe progresin e dialogut Prishtinë Beograd. Presim zhvillime konstruktive në vijim”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori