Tesla ul çmimet e veturave Model S dhe X përsëri – uljet arrijnë deri në 10,000 dollarë
Tesla ka ulur çmimet fillestare të modeleve të saj më të shtrenjta, Model S dhe Model X, dhe uljet në fakt janë mjaft të konsiderueshme.
Pas njoftimit të uljeve të çmimit në janar – gjë e cila çoi në shumë kritika nga komentues dhe rivalë të ndryshëm – Tesla ka ulur në heshtje çmimin e sugjeruar të shitjeve me pakicë të modeleve të saj më të shtrenjta.
Siç është vërejtur nga Sawyer Merritt në Twitter, faqja e internetit e prodhuesit amerikan të veturave elektrike çmimin fillestar të Model S e shfaq me çmim prej 89.990 dollarëve, një zbritje kjo nga 94,990 dollarë, ndërsa Model X tani ka një çmim prej 99.990 dollarë, raporton Inside EVs, transmeton Telegrafi.
Çmimet e reja janë si më poshtë:
Model S AWD: 89,990 dollarë (nga 94,990 dollarë); Model S PLAID: 109.990 dollarë (nga 114,990 dollarë); Model x AWD: 99,990 dollarë (nga 109,990 dollarë); Model X PLAID: 109.990 dollarë (nga 119,990 dollarë).
Kjo është një rënie prej 5,000 dollarësh për modelin S dhe një ulje prej 10,000 dollarësh për Modelin X. Për më tepër, tani Tesla Model X Plaid ka të njëjtin çmim fillestar si Plaid Model S, i cili mund të bëjë që disa klientë të mundshëm të interesohen për blerjen e SUV-së sesa blerjen e versionit “sedan”, duke marrë parasysh që ato tani kanë çmim të njëjtë.
Kjo është hera e dytë që Tesla ka ulur çmimet e modeleve të saj më të shtrenjta, me rregullimin e mëparshëm që ndodh në janar, kur marka e veturave elektrike e uli çmimin e Model S me 10,000 dollarë, ndërsa Model X mori një ulje prej 11,000 dollarëve.
Përveç këtyre rregullimeve të mëdha, Tesla ka ndryshuar vazhdimisht çmimet për modelet e saj, duke ndryshuar çmimin e sugjeruar të shitjeve me pakicë me rreth 500 dollarë, një veprim që nuk është i pazakontë në industrinë e makinave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëToyota marka më e vlefshme e veturave në botë
Presidenti francez udhëton me veturën e modifikuar DS 7 Crossback Elysee
Continental i Gjermanisë planifikon të pushojë nga puna 7000 punëtorë
Vrapoi sipër Lamborghinit, sulmohet nga pronari i makinës që kushton 400 mijë euro (Video)
Volkswagen do të ndërtojë fabrikën e saj të re në SHBA për prodhimin e kamionçinave dhe SUV-ve Scout
Të pasionuarin pas makinave, e varrosën në veturën e tij të preferuar (Video)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze