LAJMI I FUNDIT:

Guvernatori Mehmeti del me sqarim pas deklaratave të kryetarit të Bordit të BQK-së

Guvernatori Mehmeti del me sqarim pas deklaratave të kryetarit të Bordit të BQK-së

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti ka dhënë sqarime pas deklaratave të kryesuesit të Bordit, Bashkim Nurboja para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere lidhur me integritetin dhe arsyetimet për mospërfshirjen në listën e emrave të kandidatëve të parin e këtij institucioni.

Mehmeti me anë të një reagimi publik thotë se nga data 28 mars të vitit 2022, Bordi i BQK-së është njoftuar se për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, kompetencat e guvernatorit i janë deleguar zëvendësguvernatorit.


“Gjatë kohës që kam qenë në pushim mjekësor, një sigurues, i cili ka rezultuar në mungesë të kapitalit, ka plotësuar këtë mungesë me injektim të kapitalit dhe ushtruesi i detyrës të guvernatorit ka lëshuar komunikatën lidhur me përputhshmërinë e sektorit të sigurimeve me kërkesat ligjore të BQK-së”, thekson Mehmeti.

I pari i BQK-së përmend edhe raste të tjera lidhur me aktivitetin e tij në këtë institucion.

“Veprimet e panelit në raport me procesin e përzgjedhjes janë tendencioze dhe konflikt të hapur të interesit, ngase njëri nga kandidatët është i afërm në baza shoqërore me njërin nga anëtarët e panelit”, thuhet në reagim.

​Komisioni për Buxhet shqyrton emrat për guvernator të BQK-së
Lexo po ashtu ​Komisioni për Buxhet shqyrton emrat për guvernator të BQK-së

“Rrjedhimisht, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, paneli hapur është duke tentuar që të shfrytëzojë pozitën zyrtare dhe kompetencat ligjore për t’i krijuar hapësirë vetvetes marrjen e kompetencave ekzekutive të Guvernatorit, përkatësisht Bordit Ekzekutiv të BQK-së. Në këtë mënyrë, ekziston dyshim i bazuar se paneli është në konflikt të hapur të interesit dhe në shkelje të dispozitave të ligjit për parandalimin e interesit duke vepruar në dobi të anëtarëve të panelit, të cilët janë edhe anëtarë të Bordit të BQK-së”, vazhdon Mehmeti.

Në këtë reagim, ai thotë se përveç shkeljeve të cekura më lartë, ekziston dyshimi i bazuar se anëtarët e panelit për përzgjedhjen e guvernatorit kanë bërë edhe shkelje të Nenit 219 Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.

“Unë si guvernator i Bankës Qendrore kam kryer me integritet të lartë dhe me përgjegjësi punën time gjatë mandatit tim. Integritetin tim të lartë e dëshmon edhe Arbitrazhi ndërkombëtar, i cili i dha të drejtë Vendimit të BQK-së, kryesuar nga unë (rasti JuteCredit). Po ashtu edhe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës i dha të drejtë Vendimit të BQK-së (rasti Monego) duke konstatuar të drejtë Aktgjykimin e Gjykatës Supreme, i cili është në favor të BQK-së”, përfundon ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro

Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Kalo në kategori