Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione sot miratoi Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për lirinë fetare. Por, bojkoti i deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës po shihet si pengesë për ecurinë tutje të këtij projektligji, pasi kërkohet prezenca e tyre në seancë.
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje ftoi anëtarin e këtij Komisioni nga Lista Serbe t’u bashkohet për të punuar në këtë projektligj. Siç tha ajo, ende nuk dihet se kush është anëtar nga ky grup parlamentar nga Lista Serbe.
E duke e konsideruar këtë projektligj për lirinë fetare si ligj në favor të gjitha feve në Kosovë, Balje u shpreh se me këtë situatë në Kuvend nuk presin që ky projektligj të arrij të miratohet.
“Kolegialisht po dua ta ftoj anëtarin e Listës Serbe me bashkëpunua me neve bashkë me bë një ligj, sepse ky ligj shkon edhe në favor të Kishës Ortodokse, Katolike dhe komunitetin mysliman. Edhe bektashianët janë pjesë e këtij ligji kemi punuar vërtet shumë, por nëse nuk kemi vota domethënë komplet puna do të jetë e zbrazët sepse është puna politike. Tash si është situata në Kuvend ne prej sot mundemi me definua se nuk mundemi me sukses me këtë ligj.. ligji është shumë pozitiv dhe po shkon në favor të secilës fe këtu”, u shpreh Balje.
Brengën e njëjtë e shprehu edhe deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila kërkoi që të nisin diskutimet me Listën Serbe për t’i siguruar 2/3 e votave që nevojiten për miratim të këtij ligji.
Hoxha shpreson që ky projektligj nuk është sjell vetëm sa për show.
“Për mua brenga kryesore është duke e ditur situatën politike dhe mosprezenca e grupit të komunitetit serb në Kuvend dhe Komisioni, ligji është ligj vital i kërkon 2/3, nuk dua të gjykoj në seriozitetin për ta shtyrë ligjin përpara, por në një rrethanë të tillë politike kisha dashur me besuar që të mos jetë vetëm një proces sa për të thënë se ne po e sjellim por, po bojkotojnë të tjerët. Nëse ka vullnet nga palët politike që me diskutua me komunitetin serb që ata me qenë pjesë e procesit atëherë mendoj se është moment i mirë dhe rrugë e mirë, por kështu siç është në start e dimë se nëse nuk ka diskutim me palën tjetër dhe me u sigurua me 2/3 ne kemi me punua në ligj dhe ligji ka me mbet në Kuvend. Dua të besoj në vullnetin e mirë që nuk është vetëm për show, por është thjesht për me krye punë deri në fund”, tha Hoxha.
Ndërsa, Tinka Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje kërkoi që Komisioni për të Drejtat e Njeriut ta miratojë projektligjin për liritë fetare me qëllim që ky projektligj të marrë rrugë ligjore.
“Është mirë të vazhdojmë me miratim që me marrë rrugën ligjore dhe pastaj Komisioni jonë me qenë më aktiv se çka na takon në diskutimin dhe përmbajtjen më të detajueshme. Sot është mirë ta miratojmë për rrugën e vetë ligjore si ligj”, tha ajo.
Por, pas këtij diskutimi anëtarët prezent votuan pro këtij projektligji për lirinë fetare.
“Ligji prej sot është prapë në Kryesi dhe ne jemi duke pritur si rend dite në Kuvend dhe pastaj a hapim ligjin këtu dhe bëjmë disa takime me palët e interesit”, u shpreh Balje.
Në këtë mbledhje të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, u shqyrtuan edhe disa peticione.
Në fund të janarit të këtij viti, Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projektligjin për lirinë fetare. Kryeministri Albin Kurti tha se ky projektligj ka për qëllim të ruajë pluralizmin fetare e t’ua ofrojë bashkësive fetare mundësinë për t’u regjistruar zyrtarisht.
Në dëgjimin publik për projektligjin e Lirive Fetare, Ambasada Amerikane në Kosovë ka kërkuar që të lejohet regjistrimi i bashkësive fetare pavarësisht numrit të anëtarëve dhe kohëzgjatjes së atij grupi fetar në Kosovë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?