Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar ndryshimet në pushtetin qendror, duke ndryshuar ministrat e Alternativës me kuadro të Aleancës për Shqiptarët (ASH). Krenar Llloga është emëruar në Ministër i drejtësisë, Azir Aliu është emëruar ministër i Shoqërisë informative dhe administratës dhe Fatmir Mexhiti është emëruar ministër i shëndetësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Më poshtë janë biografitë e ministrave të emëruar nga ASH-ja.
Fatmir Mexhiti, Kandidat për Ministër i Shëndetësisë
Fatmir Mexhiti është mjek specialist në neurologji, me përvojë menaxheriale në sektorin e shëndetësisë publike, me fokus në sigurimin e cilësisë së shërbimit, si dhe në analizën dhe përpunimin e temave që lidhen me aspektet profesionale të kujdesit shëndetësor terciar.
Nga viti 2015 është Neurolog pranë ISHP QU për neurologji Shkup, Reparti për sindroma të kokëdhimbjes dhe dhimbjes. Ka qenë Anëtar dhe Kryetar i bordit drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore (2017-2018) dhe Këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë (2017). Para kësaj, ka qenë mjek në SHZHQ QShU për Neurologji Shkup (2011 – 2015), në Njësinë e Kujdesit Shëndetësor Primar “Dr Fatmir” (2007-2010) dhe në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” (2000-2007).
Fatmir Mexhiti ka specializuar në neurologji pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” (2015), është licencuar për praktikë mjekësore pranë Odës së Mjekëve të Maqedonisë së Veriut (2000), ndërsa si Doktor i mjekësisë ka diplomuar pranë Universitetit të Sarajevës (1999).
Krenar Lloga, Kandidat për Ministër i Drejtësisë
Krenar Lloga ka mbi 15 vjet përvojë në sektorin publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë pozitat:
Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë Financiare (2007); Këshilltar Ligjor në Komunën e Tetovës (2010); Shef kabineti dhe këshilltar për çështje juridike në Komunën e Strugës (2013); Sekretar i Përgjithshëm në Komunën e Strugës (2014-2017); Udhëheqës i Sektorit për Çështje Juridike në Komunën e Strugës (2018) dhe Udhëheqës i Sektorit për Burime Njerëzore në Avokaturën e Shtetit (2019). Nga viti 2021 është anëtar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Krenar Lloga ka përvojë aktive në jetën politike dhe publike të Maqedonisë së Veriut që nga viti 2005, fillimisht me Partinë Demokratike të Shqiptarëve (PDSh) si bashkëpunëtor i kryetarit të saj, të ndjerit Arbën Xhaferi. Më pas si Kryetar i Forumit Rinor (2009-2012). Në vitin 2014 ishte ndër themeluesit e Lëvizjës për Reforma në PDSh.
Krenar Lloga ka diplomuar në të Drejtën Kushtetuese dhe Administrative. Ai ka magjistruar në Diplomaci në Universitetin e Evropës Juglindore. Krenar Lloga është Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët.
Azir Aliu, Kandidat për Ministër i Shoqërisë Informatike dhe i Administratës Publike
Azir Aliu aktualisht është i punësuar si profesor universitar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjisë. Aliu ka qenë drejtori i parë dhe iniciator i parkut të parë teknologjik SEEUTechPark në Tetovë. Në të kaluarën ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bordit në Universitetin e Evropës Juglindore.
Përveç përvojës akademike, Azir Aliu ka edhe një karrierë të gjatë në sektorin privat si ndërmarrës, mentor dhe konsulent. Poashtu ka qenë këshilltar i Presidentit të Qeverisë për Inovacion, TIK dhe Arsimin e Lartë. Azir Aliu është i vetmi përfaqësues nga Maqedonia e Veriut në Programin “Digital Citizenship Education” në Këshillin e Evropës.
Shkollimin formal e kreu në Universitetin “Shën Kiril dhe Metodi” në Shkup, ku fitoi titullin Doktor i Shkencave të Informacionit. Ai është autor i disa punimeve kërkimore shkencore dhe menaxher i disa qendrave per inovacion në RMV. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit