LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona të dyshuar për vrasjen e 41-vjeçarit në Fushë Kosovë

Arrestohen dy persona të dyshuar për vrasjen e 41-vjeçarit në Fushë Kosovë
Foto: Arkiv

Dy persona janë arrestuar në orët e para të së hënës, si të dyshuar për vrasjen që ndodhi në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë.

Policia njofton se të dyshuarit janë A.M dhe L.B – të dy 26-vjeçar.


Theret për vdekje një 41-vjeçar në Fushë Kosovë
Lexo po ashtu Theret për vdekje një 41-vjeçar në Fushë Kosovë

Të njëjtit dyshohet se kanë therur me thikë një 41-vjeçar, i cili pas është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë.

“Sot (13.02.2023) rreth orës 01:30, nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale vrasje, që ka ndodhë me datën 12.02.2023, në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë”.

“Puna operative e hetimore që kanë ndërmarrë hetuesit, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar: A.M, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe L.B, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Po ashtu, është sekuestruar thika e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Pas intervistimit, personat e arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori