LAJMI I FUNDIT:

Biden mban fjalim në Kongresin amerikan, Republikanët i vërshëllejnë

Biden mban fjalim në Kongresin amerikan, Republikanët i vërshëllejnë

Presidenti amerikan Joe Biden ka mbajtur një fjalim në një seancë të përbashkët të Kongresit, në të cilin iu referua situatës në vend, por edhe problemeve të shumta në botë.

Në fillim të fjalimit, Biden tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe rrjedhimisht administrata e tij, u përballën me shumë sfida, duke përfshirë pasigurinë ekonomike, luftën në Ukrainë, tensionet me Kinën dhe më shumë çëështje tjera, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, Biden theksoi se pasojat e sulmit në Kapitol ende po ndihen, por se asgjë nuk mund të kërcënojë demokracinë amerikane.


“Historia e Amerikës është një histori e përparimit dhe rezistencës. Demokracia amerikane mbetet e pathyeshme. Nuk ka asnjë arsye që republikanët dhe demokratët të mos punojnë së bashku në këtë Kongres të ri. Populli na ka dërguar një mesazh të qartë. Lufta për hir të luftës, pushtet për pushtet, konflikti për konflikt, nuk po na çon askund. Ky ka qene gjithmonë vizioni im për vendin. Të rikthehet shpirti i kombit, të rikthehet shtylla kurrizore e Amerikës klasa e mesme. Të bashkojmë vendin. Ne na dërguan këtu të kryejmë punën”, tha Biden.

Ndoshta pjesa më interesante e fjalimit lidhej me gjendjen e ekonomisë amerikane, ku Biden hyri në një debat me përfaqësues të Partisë Republikane.

“Disa nga miqtë e mi në Partinë Republikane po përpiqen të marrin peng ekonominë. Ata duan që unë të vazhdoj me planet e tyre ekonomike. Të gjithë duhet të dini se cilat janë ato plane. Në vend që të pasurit të paguajnë pjesën e tyre, disa republikanë duan të mbyllni programet e Medicare dhe Sigurimeve Shoqërore. Nuk po them se është shumica”, tha njeriu i parë i Amerikës.

Kjo deklaratë u prit me pakënaqësi të madhe nga republikanët në Kongres. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, tundi kokën dhe përfaqësuesja Marjorie Taylor Green u ngrit nga karrigia dhe e quajti Biden gënjeshtar. Një numër republikanësh gjithashtu vërshëllenin dhe bërtisnin “Nuk është e vërtetë”.

“Këto janë faktet. Kontrolloni gjithçka”, u tha Biden atyre.

Joe Biden fajësoi gjithashtu ish-presidentin Donald Trump për borxhin e Amerikës.

“Nën administratën e mëparshme, deficiti i Amerikës u rrit. Asnjë president nuk e bëri borxhin kombëtar më të madh në katër vjet se paraardhësi im. Si u përgjigj Kongresi? Ata e ngritën kufirin e borxhit tre herë pa parakushte. Ata paguanin faturat e Amerikës për të parandaluar katastrofën ekonomike të vendit”, tha Biden. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori