Është mbajtur ceremonia më e madhe vjetore e ndarjes së çmimeve të muzikës, ‘Grammy Awards 2023’.
Ngjarja e cila sivjet u zhvillua ‘Crypto.com Arena’ në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nderoi me çmime arritjet më të mëdha të vitit në fushën e muzikës.
Ndër artistët më të shpërblyer të mbrëmjes ishte diva e muzikës botërore, Beyonce, e cila theu rekordin si artistja me më së shumti çmime ‘Grammy’ të fituara në histori.
E nominuar në këtë event është këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.
Ajo luftoi për të marrë çmimin ‘Kënga më e mirë ritmike/elektronike’, për bashkëpunimin e saj shumë të suksesshëm, “I’m Good (Blue)” me DJ David Guettan, por u mund nga Beyonce, e cila e fitoi këtë çmim me këngën “Break my soul”.
Telegrafi i ka mbajtur të informuar në kohë reale për detajet dhe zhvillimet në ceremoninë e sivjetme të ‘Grammy Awards 2023’.
Këta janë fituesit e çmimeve të sivjetëm në ‘Grammy Awards 2023’
ALBUMI I VITIT
“Voyage,” ABBA
“30,” Adele
“Un Verano Sin Ti,” Bad Bunny
“Renaissance,” Beyoncé
“Good Morning Gorgeous (Deluxe),” Mary J. Blige
“In These Silent Days,” Brandi Carlile
“Music of the Spheres,” Coldplay
“Mr. Morale & the Big Steppers,” Kendrick Lamar
“Special,” Lizzo
“Harry’s House,” Harry Styles
INCIZIMI MUZIKOR I VITIT
“Don’t Shut Me Down,” ABBA
“Easy on Me,” Adele
“Break My Soul,” Beyoncé
“Good Morning Gorgeous,” Mary J. Blige
“You and Me on the Rock,” Brandi Carlile featuring Lucius
“Woman,” Doja Cat
“Bad Habit,” Steve Lacy
“The Heart Part 5,” Kendrick Lamar
“About Damn Time,” Lizzo
“As It Was,” Harry Styles
KËNGA E VITIT
“Abcdefu,” Sara Davis, Gayle and Dave Pittenger, songwriters
“About Damn Time,” Melissa “Lizzo” Jefferson, Eric Frederic, Blake Slatkin and Theron Makiel Thomas, songwriters
“All Too Well (10 Minute Version) (The Short Film),” Liz Rose and Taylor Swift, songwriters
“As It Was,” Tyler Johnson, Kid Harpoon and Harry Styles, songwriters
“Bad Habit,” Matthew Castellanos, Brittany Fousheé, Diana Gordon, John Carroll Kirby & Steve Lacy, songwriters
“Break My Soul,” Beyoncé, S. Carter, Terius “The-Dream” Gesteelde-Diamant and Christopher A. Stewart, songwriters
“Easy on Me,” Adele Adkins and Greg Kurstin, songwriters
“God Did,” Tarik Azzouz, E. Blackmon, Khaled Khaled, F. LeBlanc, Shawn Carter, John Stephens, Dwayne Carter, William Roberts and Nicholas Warwar, songwriters
“The Heart Part 5,” Jake Kosich, Johnny Kosich, Kendrick Lamar and Matt Schaeffer, songwriters
“Just Like That,” Bonnie Raitt, songwriter
ARTISTI I RI MË I MIRË
Anitta
Omar Apollo
Domi & JD Beck
Muni Long
Samara Joy
Latto
Maneskin
Tobe Nwigwe
Molly Tuttle
Wet Leg
PERFORMANCA MË E MIRË SOLO E ZHANRIT POP
“Easy on Me,” Adele
“Moscow Mule,” Bad Bunny
“Woman,” Doja Cat
“Bad Habit,” Steve Lacy
“About Damn Time,” Lizzo
“As It Was,” Harry Styles
Best Pop Duo or Group Performance
“Don’t Shut Me Down,” ABBA
“Bam Bam,” Camila Cabello featuring Ed Sheeran
“My Universe,” Coldplay and BTS
“I Like You (A Happier Song),” Post Malone and Doja Cat
“Unholy,” Sam Smith and Kim Petras
ALBUMI MË I MIRË TRADICIONAL I ZHANRIT POP
“Higher,” Michael Bublé
“When Christmas Comes Around…,” Kelly Clarkson
“I Dream of Christmas (Extended),” Norah Jones
“Evergreen,” Pentatonix
“Thank You,” Diana Ross
ALBUMI MË I MIRË I ZHANRIT POP
“Voyage,” ABBA
“30,” Adele
“Music of the Spheres,” Coldplay
“Special,” Lizzo
“Harry’s House,” Harry Styles
KËNGA MË E MIRË RITMIKE/ELEKTRONIKE
“Break My Soul,” Beyoncé
“Rosewood,” Bonobo
“Don’t Forget My Love,” Diplo and Miguel
“I’m Good (Blue),” David Guetta and Bebe Rexha
“Intimidated,” Kaytranada featuring H.E.R.
“On My Knees,” Rüfüs du Sol
ALBUMI MË I MIRË RITMIK/ELEKTRONIK
“Renaissance,” Beyoncé
“Fragments,” Bonobo
“Diplo,” Diplo
“The Last Goodbye,” Odesza
“Surrender,” Rüfüs du Sol
ALBUMI MË I MIRË I ZHANRIT RAP
“God Did,” DJ Khaled
“I Never Liked You,” Future
“Come Home the Kids Miss You,” Jack Harlow
“Mr. Morale & the Big Steppers,” Kendrick Lamar
“It’s Almost Dry,” Pusha T
PERFORMANCA MË E MIRË E ZHANRIT RAP
“God Did,” DJ Khaled featuring Rick Ross, Lil Wayne, Jay-Z, John Legend and Fridayy “Vegas,” Doja Cat
“Pushin P,” Gunna and Future featuring Young Thug
“F.N.F. (Let’s Go),” Hitkidd and Glorilla
“The Heart Part 5,” Kendrick Lamar
ALBUMI MË I MIRË LATIN I ZHANRIT POP
“Aguilera,” Christina Aguilera
“Pasieros,” Rubén Blades and Boca Livre
“De Adentro Pa Afuera,” Camilo
“Viajante,” Fonseca
“Dharma+,” Sebastián Yatra
ALBUMI MË I MIRË I ZHANRIT ALTERNATIVE
“We,” Arcade Fire
“Dragon New Warm Mountain I Believe in You,” Big Thief
“Fossora,” Björk
“Wet Leg,” Wet Leg
“Cool It Down,” Yeah Yeah Yeahs
PERFORMANCA MË E MIRË TRADICIONALE E ZHANRIT R&B
“Do 4 Love,” Snoh Aalegra
“Keeps On Fallin’,” Babyface Featuring Ella Mai
“Plastic Off the Sofa,” Beyoncé
“‘Round Midnight,” Adam Blackstone Featuring Jazmine Sullivan
“Good Morning Gorgeous,” Mary J. Blige
KËNGA MË E MIRË R&B
“Cuff It,” Beyoncé
“Good Morning Gorgeous,” Mary J. Blige
“Hrs & Hrs,” Muni Long
“Hurt Me So Good,” Jazmine Sullivan
“Please Don’t Walk Away,” PJ Morton
ALBUMI MË I MIRË R&B
“Good Morning Gorgeous (Deluxe),” Mary J. Blige
“Breezy (Deluxe),” Chris Brown
“Black Radio III,” Robert Glasper
“Candydrip,” Lucky Daye
“Watch the Sun,” PJ Morton
PERFORMANCA MË E MIRË SOLO E ZHANRIT COUNTRY
“Heartfirst,” Kelsea Ballerini
“Something in the Orange,” Zach Bryan
“In His Arms,” Miranda Lambert
“Circles Around This Town,” Maren Morris
“Live Forever,” Willie Nelson
PERFORMANCA MË E MIRË DUO/GRUP E ZHANRIT COUNTRY
“Wishful Drinking,” Ingrid Andress and Sam Hunt
“Midnight Rider’s Prayer,” Brothers Osborne
“Outrunnin’ Your Memory,” Luke Combs and Miranda Lambert
“Does He Love You — Revisited,” Reba McEntire and Dolly Parton
“Never Wanted to Be That Girl,” Carly Pearce and Ashley McBryde
“Going Where the Lonely Go,” Robert Plant and Alison Krauss
ALBUMI MË I MIRË I ZHANRIT COUNTRY
“Growin’ Up,” Luke Combs
“Palomino,” Miranda Lambert
“Ashley McBryde Presents: Lindeville,” Ashley McBryde
“Humble Quest,” Maren Morris
“A Beautiful Time,” Willie Nelson
PERFORMANCA MË E MIRË E ZHANRIT ROCK
“So Happy It Hurts,” Bryan Adams
“Old Man,” Beck
“Wild Child,” The Black Keys
“Broken Horses,” Brandi Carlie
“Crawl!,” Idles
“Patent Number 9,” Ozzy Osbourne featureing Jeff Beck
“Holiday,” Turnstile
ALBUMI MË I MIRË I ZHANRIT ROCK
“Dropout Boogie,” The Black Keys
“The Boy Named If,” Elvis Costello & the Imposters
“Crawler,” Idles
“Mainstream Sellout,” Machine Gun Kelly
“Patient Number 9,” Ozzy Osbourne
“Lucifer on the Sofa,” Spoon
Beyonce thyen rekordin, shpallet artistja me më së shumti ‘Grammy’ në histori
Diva e muzikës botërore, Beyonce ka thyer çdo rekord të ‘Grammy Awards’.
Pas çmimeve të fituara në edicionin e 65-të të ceremonisë së ndarjes së çmimeve, ajo është zyrtarisht artistja me më së shumti çmime ‘Grammy’ të fituara në histori.
Kim Petras bëhet artistja e parë transgjinore që fiton çmim ‘Grammy’
Sam Smith dhe Kim Petras kanë fituar çmimin “Dueti më i mirë i vitit” për këngën e tyre të përbashkët “Unholy”.
Petras deklaroi në skenë se ajo është gruaja e parë transgjinore që fiton në atë kategori, duke çuar kësht audiencën në duartrokitje të zjarrta.
Beyonce arrin me vonesë në ‘Grammys’
Më në fund, Beyonce ka mbërritur në Grammy.
Këngëtarja mbërriti shumë vonë në ceremoninë e 65-të ndarjes së çmimeve, ‘Grammy Awards’, (prezantuesi Trevor Noah u tha audiencës se ajo ishte e bllokuar në trafik gjatë rrugës për në shfaqje).
Diva e muzikës dukej e mrekullueshme e veshur me një fustan të markës “Gucci” ngjyrë shampanje dhe një fund metalik ngjyrë argjendi.
Në këtë mbrëmje, ajo theu rekordin si artistja me më së shumti çmime ‘Grammy’ të fituara në histori.
Jennifer Lopez e mrekullueshme në ‘Grammy Awards 2023’
Këngëtarja 53-vjeçare Jennifer Lopez, ka shkëlqyer me paraqitjen e saj në skenën e madhe të edicionit të 65-të të ‘Grammy Awards 2023’.
Ajo kishte veshur një fustan me shkëlqim, i cili vinte në pah këmbët e saj të tonifikuara, gjersa ishte atyre për të ndarë një çmim.
Lopez thirri emrin e fituesit të çmimit “Albumi më i mirë i një artisti pop”, i cili shkoi për këngëtarin Harry Styles, për albumin e saj “Herry’s House”.
J.Lo u pa në mbrëmjen e ‘Grammy Awards 2023’ e shoqëruar nga burri i saj, aktori Ben Affleck.
Cardi me dukje interesante në ‘Grammy Awards 2023’
Reperja e njohur Cardi B është parë me një paraqitje shumë interesante në mbrëmjen e ‘Grammy Awards 2023’.
Ajo kishte veshur një fustan të kaltër me disa pjesë interesante te pjesa e krahërorit.
Interpretuesja e hitit “Bodak Yellow” arriti që përmes fustanit të ngushtë, të vinte mjaft mirë në pah siluetën e saj të trupit.
Paris Hilton e shoqëruar nga bashkëshorti i saj në tapetin e kuq
Modelja dhe aktorja me famë botërore, Paris Hilton, u pa gjithashtu e pranishme në tapetin e kuq të ‘Grammys 2023’.
Ajo defiloi e veshur me një fustan të gjatë dhe plot shkëlqim, duke u shqurar pa diskutim si një prej femrave me paraqitjen më atraktive në këtë edicion të ‘Grammy Awards’.
Hilton u shoqëruar në event nga bashkëshorti i saj Carter Reum, me të cilin mund të shihej shumë e dashuruar në krahët e tij.
Camila Cabello, e thjeshtë dhe me elegancë në ‘Grammys 2023’
Këngëtarja amerikano-kubaneze, Camila Cabello, nuk mungoi në tapetin e kuq të ‘Grammy Awards 2023’.
Ajo u paraqit e veshur me një fund të zi dhe të gjatë me një prerje anash, të cilin e kishte kombinuar me një palë reçipeta ngjyrë krem në pjesën e sipërme.
Interpretuesja e hitit “Havana” është dukur thjeshtë dhe bukur në ceremoninë e madhe të çmimeve, që sivjet po mbahet në “Crypto.com Arena” të Los Angelesit.
The Rock me gruan e tij gjithashtu marrin pjesë në ‘Grammy Awards 2023’
Pjesë e mbrëmjes më të madhe muzikore të ndarjes së çmimeve ka qenë edhe aktori i famshëm, Dwayne “The Rock” Johnson.
Ai u pa në tapetin e kuq të eventi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Lauren Hashian, ku të dy janë dukur shumë elegantë.
The Rock ka pasur rastin që të takohet me këngëtaren e famshme Adele, e cila gjithashtu është shprehur se ka dashur prej kohësh që ta takojë nga afër aktorin e famshëm.
Lizzo me paraqitje tejet ekstravagante në ‘Grammy Awards 2023’
Njëra ndër artistet më të dëgjuara të vitit, Lizzo, nuk ka munguar në edicionin e 65-të të çmimeve ‘Grammy Awards’.
Ajo arriti në tapetin e kuq e veshur me një fustan tejet ekstravagant ngjyrë prortokalli, i cili e mbulonte atë nga koka e deri te këmbët.
Lizzo është gjithashtu një prej këngëtareve me më së shumti nominime sivjet në ‘Grammys’.
Harry Styles me kostum të çuditshëm në tapetin e kuq
Harry Styles ka arritur në tapet dhe ai po shkëlqen (fjalë për fjalë) me një kostum me shkëlqim dhe shumëngjyrësh.
Këngëtari i hitit “As It Was” së fundmi pushtoi Los Angelesin në një qënxdrim 10-ditor, ku ka performuar dhe marrë pjesë në evente të ndryshme çmimesh.
Styles është nominuar për gjashtë çmime ‘Grammy’, duke përfshirë çmimet kryesore ‘Albumi i vitit’ dhe ‘Regjistrimi muzikor më i mitë i vitit.
Ai është një nga emrat që është përzgjedhur që të performojë në skenën e madhe të edicionit të 65-të të ndarjes së çmimeve, ‘Grammy Awards’.
Sam Smith lë gjurmë në tapetin e kuq të ‘Grammys’ me dukjen ikonike
Ashtu siç edhe pritej, këngëtari britanik me famë globale Sam Smith ka bërë një paraqitje vërtet ekstravagante në tapetin e kuq të ‘Grammy Awards 2019’.
Ai arriti në “Crypti.com Arena” të Los Angelesit, i veshur me një fustan të kuq si magjistar, teksa mbante në dorë një shkop dhe kishte një kapele në formë rrjete.
Në tapetin e kuq ai ishte i shoqëruar nga disa femra gjithashtu të veshura në të kuqe, të cilat do të ngjiten më vonë në skenë bashkë me artistin, për ta shoqëruar në performancën e tij live para publikut.
Taylor Swift shkëlqen me paraqitjen e saj
Artistja e famshme amerikane Taylor Swift është dukur gjithashtu senzacionale në edicionin e 65-të të ndarjes së çmimeve, ‘Grammy Awards 2023’.
Ajo u shfaq e veshur me një fustan të kaltër dy-pjesësh me plot shkëlqim, duke bërë gjithë sytë të ishin tek ajo në tapetin e kuq.
Taylor Swift fitoi çmimin “Videoklipi më i mirë i vitit” për klipin e saj “All Too Well: The Short Film”, duke arritur kështu në 12 numrin total të çmimeve ‘Grammy’ të fituara në karrierën e saj.
Ndahen disa nga çmimet e ‘Grammy Awards 2023’
Albumi më i mirë vokal tradicional pop
“Higher,” Michael Bublé
Kënga më e mirë ritmike/elektronike
“Plastic Off the Sofa,” Beyoncé
Performanca më e mirë R&B
“Hrs & Hrs”, Muni Long
Performanca më e mirë tradicionale R&B
“Plastike jashtë divanit”, Beyoncé
Albumi më i mirë R&B
“Black Radio III”, Robert Glasper
Performanca më e mirë Rap
“The Heart Part 5,” Kendrick Lamar
Performanca më e mirë melodike Rap
“Wait for U”, Future me Drake dhe Tems
Kënga më e mirë solo e zhanrit jazz
“Endangered Species,” Wayne Shorter and Leo Genovese, soloist
Albumi më i mirë i zhanrit jazz
“Linger Awhile”, Samara Joy
Albumi më i mirë instrumental i zhanrit jazz
“New Standards Vol. 1,” Terri Lyne Carrington, Kris Davis, Linda May Han Oh, Nicholas Payton dhe Matthew Stevens
Albumi më i mirë muzikor për fëmijë
“The Movement,” Alphabet Rockers
Samara Joy prezanton ceremoninë e çmimeve dytësore të ‘Grammys 2023’ dhe fiton çmimin e parë për sonte
Pak çaste pasi performoi në ceremoninë e çmimeve dytësore të ‘Grammy Awards 2023’, Samara Joy pranoi çmimin për ‘albumin më të mirë vokal të zhanrit jazz’ për albumin e saj “Linger Awhile”.
“O zot, jam shumë mirënjohëse”, tha ajo të dielën. “Jam shumë mirënjohëse dhe shumë e nderuar që jam këtu”, shtoi Samara Joy.
Ajo është dy herë e nominuar sonte edhe për çmimin “Artistja e re më e mirë”.
Beyonce fiton çmimin e 29-të “Grammy” në karrierën e saj
Beyonce ka marrë tashmë një çmim në raftin e saj sonte, duke marrë në shtëpi çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për këngën e saj “Break my soul”.
Beyonce është artistja më e nominuar këtë vit, pasi ka marrë nominime në nëntë kategori. Kjo i sjell asaj 88 nominime në karrierën e saj – duke marrë titullin si artistja më e nominuar në historinë e “Grammy Awards”.
Bebe Rexha arrin në tapetin e kuq me një dukje plot shkëlqim
Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, po merr pjesë në edicionin e 65-të të ndarjes së çmimeve, ‘Grammy Awards 2023’.
Ajo është paraqitur në tapetin e kuq me një veshje plot elegancë, e përbërë nga një fustan rozë i materalit saten me prerje të shumta te pjesa e dekoltesë.
Rexha pretendon të fitojë një çmimet e mbrëmjes, pasi është nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAtilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij
Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje