LAJMI I FUNDIT:

Shtatë të vdekur shkaku i një zjarri misterioz në kazermën e punëtorëve rusë në Krime

Shtatë të vdekur shkaku i një zjarri misterioz në kazermën e punëtorëve rusë në Krime

Shtatë persona kanë mbetur të vdekur pasi një zjarr përfshiu një kazermë të punëtorëve në Krime, e aneksuar nga Rusia në vitin 2014.

Dyshohet se pesë viktima të tjera janë bllokuar në flakët e mëdha, raporton metro.co.uk.

Më shumë se 150 persona shpëtuan nga struktura e djegura në orët e para të mëngjesit.


Një hetim është duke u zhvilluar për shkakun e zjarrit mes dyshimeve se bëhet fjalë për sabotim.

Shtatë të vdekurit po ndërtonin një autostradë kyçe që lidhet me urën e porositur nga Putin, e cila lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë.

Në muajin tetor, një urë kryesore strategjike që lidh Krimenë me Rusinë u shkatërrua pjesërisht pas një shpërthimi të madh.

Hetuesit rusë thanë se tre persona u vranë kur shpërtheu një ‘kamion bombë’ dhe fajësuan një ‘aksion terrorist’ ukrainas.

Moska ishte mburrur se ura – një simbol prestigjioz i aneksimit të gadishullit nga Rusia në vitin 2014 dhe i hapur nga presidenti rus katër vjet më vonë – ishte i mbrojtur me një operacion të sigurisë maksimale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Kalo në kategori