LAJMI I FUNDIT:

Rohde thotë se duhet të kapet momenti për marrëveshje: Kemi shumë probleme të mëdha, Kosova është e treta apo katërta në agjendë

Rohde thotë se duhet të kapet momenti për marrëveshje: Kemi shumë probleme të mëdha, Kosova është e treta apo katërta në agjendë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde i ftuar të enjten e 26 janarit në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka shprehur qëndrimet dhe mendimet e tij rreth çështjeve të shumta të ndodhura së fundi në Kosovë.

Rohde është shprehur se vizitat e ndërkombëtarëve së fundi në Prishtinë janë avantazh për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Gjersa, është shprehur se të dyja qeveritë duhet të tregojnë një vendosmëri politike e zotësi politike në këtë çështje.

“Edhe njëherë po e them, dy qeveritë duhet të tregojnë atë vullnetin dhe vendosmërinë politike që të shkojnë përpara, të investojnë kapitalin politik dhe të tregojnë zotësi politike dhe kjo do të ndodhë, në një farë forme do të ndodhë”, ka thënë Rohde.


Ndërkaq, pas kësaj ai ka theksuar se çështja e marrëveshjes është në fazat e saj të hershme dhe mendon se Kosova po punon në këtë aspekt.

“Jemi në procesin e hershëm, çka na nevojitet tash është një përkushtim nga të dy palët, ky dokument është themeli për të lëvizur tutje, dhe mendoj se jemi duke punuar”, ka deklaruar ai.

Tutje, Rohde për vizitën e pesë emisarëve ndërkombëtar në Kosovë ka thënë se këto vizita e përforcojnë angazhimin e Bashkimit Evropian (BE) karshi Kosovës.

Rohde: Nuk ka garanci se në fund të dialogut Kosovën e njeh pesëshja mosnjohëse e BE-së
Lexo po ashtu Rohde: Nuk ka garanci se në fund të dialogut Kosovën e njeh pesëshja mosnjohëse e BE-së

Ndërsa, u shpreh se shpreson që Kosova të shfrytëzojë këtë mundësi dhe të dalë jashtë çështjes së targave duke vazhduar tutje me tema tjera.

“Dua ta citojë së pari zotëri Lajçak ndërmjetësuesin i cili ka thënë në takimin e së premtes që është një detyrë e vështirë ku janë pesë përfaqësues, të dërguar duke përfshirë edhe udhëheqësit e Francës, të Gjermanisë, Gabriel Escobar nga ShBA dhe jemi mjaft të angazhuar, Lajçak ka ardhur edhe së fundi në Kosovë ku ka pasur takim me kryeministrin e Kosovës, zëvendëskryeministrin e Kosovës dhe kjo një farë mënyre e përforcon angazhimin e BE-së, është një punë në vazhdim dhe shpresojmë që Kosova e sheh këtë mundësi që ne me këtë propozim po mundohemi që të menaxhojmë krizën dhe nuk dëshirojmë që të humbim kohën sepse duhet të dalim jashtë çështjes së targave, regjimit të tiketave pastaj dorëheqjes së policëve dhe të flasim për një fotografi më të madhe”, ka thënë Rohde në “Five” në RTV Dukagjini.

Tutje, sipas Rohde, Kosova nuk është kriza më unike në botë, e as çështja e targave nuk është tema që duhet të jetë në krye të agjendës kur flitet për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

“Është një punë në vazhdim dhe shpresojmë që Kosova do të kap këtë moment, sepse e ka çastin tash, e kemi këtë mundësi unike që të shkojmë përpara. Nuk ka zgjedhje as në vendet tona e as në Kosovë e as në Serbi. Për të bërë një hap përpara të madh drejt normalizimit nuk është fundi i rrugës, e rrit at mundësinë për të rregulluar shumë çështje dhe të mos harxhojmë energji në gjëra tjera, kapeni këtë mundësi, këtë moment. Kosova nuk është kriza më unike në botë”.

“Kemi shumë probleme të mëdha edhe në Kosovë edhe në Evropë, kemi luftën mes Rusisë dhe Ukrainës dhe kjo është diku e treta ose e katërta si problem. Çështja e targave nuk është në krye të agjendës dhe për këtë arsye ne po angazhohemi që ky problem të fshihet dhe të shkojmë tutje”, ka vijuar ai.

I pyetur për qëndrimin e tij rreth gjërave që po mbahen fshehtë në diskutime e takime me ndërkombëtarët, Rohde mendon se është më mirë pasi mund të preken tema të shumta.

“Nganjëherë është më mirë se derisa gjërat nuk arrihen në marrëveshje të mbahen të fshehta për shkak se e ki at tendencën që ti prekësh disa tema”, ka deklaruar Rohde.

Rohde në këtë intervistë ka prekur edhe tema të tjera të rëndësishme si propozimi i BE-së për normalizim raportesh mes Kosovës dhe Serbisë dhe mundësia që duhet palët ta shfrytëzojnë në këtë vit që të ecin përpara. Çfarë ndodhë nëse nuk ka marrëveshje e shumë tema tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Lajme
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kalo në kategori