LAJMI I FUNDIT:

Roma pranon ofertën e Bournemouthit, por Zaniolo i pasigurt për transferimin

Roma pranon ofertën e Bournemouthit, por Zaniolo i pasigurt për transferimin

Roma thuhet se ka pranuar ofertën e Bournemouthit për Nicolo Zaniolo, por ylli italian nuk është i sigurt për një transferim.

Ka raporte kontradiktore për ofertën e marrë nga Giallorossët, por disa burime në Itali pretendojnë se Tiago Pinto ka dhënë dritën jeshile për të hapur negociatat me lojtarin.


Sky Sport Italia raporton se Bournemouth ka ofruar 30 milionë euro plus bonuse dhe një përqindje për çdo shitje të ardhshme.

Sipas Il Corriere dello Sport, skuadra e Ligës Premier ka ofruar 30 milionë euro plus 5 milionë bonuse dhe një klauzolë 10 për qind për çdo shitje të ardhshme, ndërsa Tuttomercatoweb pretendon se oferta vlen 28 milionë euro plus 7 milionë euro tjera bonuse dhe një klauzolë prej 10 për qind për shitjen e ardhshme.

Paketa e transferimit do të jetë rreth 35-36 milionë euro, një tarifë afër 40 milionë eurove të kërkuara të Romës.

Megjithatë, Zaniolo nuk është i sigurt për një transferim në Bournemouth, i cili po lufton në Ligën Premier dhe aktualisht është në zonën e rënies. Ata gjithashtu kanë sulmin e dytë më të keq në ligë, pasi kanë shënuar vetëm 15 gola deri tani.

Bournemouth është ende pa fitore në vitin 2023 dhe hera e fundit që ata mblodhën tre pikë në ndeshjet e ligës ishte më 12 nëntor, para pushimit të Kupës së Botës.

Il Corriere dello Sport pretendon se Zaniolo nuk e ka refuzuar ende ofertën e Bournemout, por i jep përparësi një lëvizjeje te Milani.

Megjithatë, oferta e mundshme e kuqezinjve nuk do të ishte aspak pranë kërkesave të Giallorossëve pasi ata po kërkojnë një marrëveshje huazimi me një detyrim blerje për 23-25 ​​milionë euro, të lidhura me kualifikimin e tyre në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori