LAJMI I FUNDIT:

ChatGPT arriti një milion përdorues vetëm pesë ditë pas lansimit – shumë më shpejtë se platformat tjera

ChatGPT arriti një milion përdorues vetëm pesë ditë pas lansimit – shumë më shpejtë se platformat tjera

Sipas informacioneve që vijnë nga vetë shërbimi, mjeti i AI ChatGPT arriti një milion përdorues vetëm pesë ditë pas lansimit në nëntor të vitit të kaluar.

Bëhet fjalë për platformën që mund të prodhojë tekste të ngjashme me njeriun dhe që është përdorur për të gjitha llojet e përdorimeve, nga shkrimi i tregimeve të shkurtra, prozës, muzikës, zgjidhja e problemeve matematikore dhe kryerja e përkthimeve, përcjell Telegrafi.


Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka paralajmëruar tashmë se teknologjia e AI si ChatGPT “mund të zëvendësojë njerëzit në punë me jakë të bardhë”.

Dhe Microsoft konfirmoi së fundmi një investim shumë milionë dollarësh në kompaninë amerikane OpenAI, krijuese e ChatGPT.

Por sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shërbimeve të tjera të njohura në internet në përgjithësi u është dashur shumë më tepër kohë për të arritur shifrën e një milion përdoruesve.

Instagrami është ndër ata që i afrohen më shumë. Shërbimi popullor i mediave sociale arriti një milion përdorues në vetëm 2.5 muaj, megjithëse i matur përmes shkarkimeve të aplikacionit.

Spotify dhe Dropbox gjithashtu e arritën këtë shpejt – në pesë dhe shtatë muaj, përkatësisht, duke qenë shërbime që si ChatGPT ofrojnë një përdorim praktik të menjëhershëm.

Përveç Instagram-it, shërbimet e mediave sociale zakonisht kërkonin pak më shumë kohë për të fituar një milion përdorues. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz

A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Apple raporton për rënien më të madhe të shitjeve të iPhone që nga muajt e parë të pandemisë

Apple raporton për rënien më të madhe të shitjeve të iPhone që nga muajt e parë të pandemisë

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Kalo në kategori