LAJMI I FUNDIT:

Begaj në 103-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Të vëmë kombin para interesave personale

Begaj në 103-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Të vëmë kombin para interesave personale

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot vizitoi shtëpinë muze “Kongresi i Lushnjës” me rastin e 103 vjetorit të nisjes së punimeve të Kongresit të Lushnjës.

Me këtë rast, Begaj u shpreh se Kongresi i Lushnjës është një ngjarje me rëndësi historike për Shqipërinë dhe një nga momentet kyçe, ku është garantuar sovraniteti i Shqipërisë dhe riafirmuar Pavarësia e Shqipërisë.

“U garantua vetëqeverisja dhe mirëfunksionimi i shtetit shqiptar dhe po ashtu për herë të parë u aprovua Statuti i Lushnjës, i cili ishte dokumenti i parë, Kushtetuta e parë e miratuar nga delegatë mbarëkombëtarë. E shkuara duhet të kujtohet jo vetëm për të kujtuar figurat e rëndësishme, ngjarjet e rëndësishme, por edhe si moment reflektimi, për të nxjerrë mësime dhe frymëzuar. Në fakt, Kongresi i Lushnjës na frymëzon. Gjithë ata delegatë vunë interesat e përgjithshme mbi interesin personal, interesin e Shqipërisë, mbi interesin e tyre, mbi mendimet apo qëndrimet e tyre të ndryshme. Për sfidën e kohës ata vendosën që është e rëndësishme Shqipëria, përpara interesit të tyre. Mendoj që edhe sot është një thirrje shumë e madhe për të gjithë ne që për sfidat aktuale duhet të bëhemi të gjithë bashkë, për tu përballur, t’i përballuar ato me sukses dhe për të frymëzuar popullin shqiptar, siç frymëzoi Kongresi i Lushnjës.”, u shpreh Begaj.


Kongresi i Lushnjës i ka zhvilluar punimet nga 21-31 janar të vitit 1920, në të cilin është miratuar një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori