Një pajisje e re laseri – e madhësisë së një veture – mund të “largojë” rrufetë nga aeroportet dhe stacionet e energjisë bërthamore
Një veprim me një laser gjigant pritet të ndihmojë që rrufetë të mos godasin aeroportet dhe stacionet e energjisë bërthamore.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rrufeja godet tokën mijëra e mijëra herë në vit dhe nga kjo vdesin shumë njerëz.
Por kërcënimi më i madh është dëmi që goditjet e rrufesë mund t’u bëjnë stacioneve të energjisë elektrike, me një në 2019 që shkaktoi ndërprerjen më të madhe të energjisë elektrike në Mbretërinë e Bashkuar në një dekadë, duke lënë pa rrymë mbi 1 milion njerëz.
Dhe tani një laser me madhësinë e një veture mund të mbrojë kundër këtyre rrufeve në të ardhmen, duke “tërhequr” rrufetë larg ndërtesave.
Siç bëhet e ditur, shkencëtarët lëshuan 1000 impulse drite laser në sekondë nga një makinë rreth 8 metra të gjatë, që peshonte më shumë se tre tonë, duke dërguar rrezet në atmosferë mbi një kullë në Zvicër, e cila goditet nga rrufeja rreth 100 herë në vit.
Kështu, gjatë më shumë se gjashtë orësh të përdorimit të laserit gjatë stuhive midis qershorit dhe shtatorit të vitit të kaluar, studiuesit ishin në gjendje të devijonin katër goditje rrufeje.
Andaj, me rrufepritësit të paaftë “për të tërhequr rrufenë mjaft larg” nga ndërtesat e mëdha, teknologjia laser thuhet se mund të ndihmojë në mbrojtjen e infrastrukturës më të madhe.
Shkencëtarët kanë punuar për ta bërë këtë me laser për më shumë se 40 vjet, por kjo është hera e parë që vërtetohet jashtë laboratorit, sipas studimit të ri.
Profesori Jean-Pierre Wolf, i cili udhëhoqi ekipin pas zbulimit, nga Universiteti i Gjenevës, tha: “Të shihje rrufenë duke u devijuar nga pulset laser ishte shumë emocionuese”.
Ndryshe, sipas të dhënave, në mbarë botën, rrufeja shkakton deri në 24,000 vdekje në vit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe