LAJMI I FUNDIT:

Tenistja ukrainase refuzon t’u jep dorën ruseve dhe bjelloruseve

Tenistja ukrainase refuzon t’u jep dorën ruseve dhe bjelloruseve

Ylli i ri ukrainas Marta Kostyuk tha se nuk do të shtrëngojë duart me lojtarët rusë ose bjellorusë në Australian Open nëse ata nuk dalin kundër pushtimit të atdheut të saj.

Ajo për herë të parë mori këtë qëndrim shtatorin e kaluar kur nuk pranoi t’i jepte dorën bjelloruses Victoria Azarenka në US Open.


20-vjeçarja ka arritur në raundin e tretë të Australian Open dy herë më parë dhe tha se pozicioni i saj do të vazhdojë me familjen e saj të mbetur në shtëpi në Kiev.

Tenisti rus vazhdon me veprime skandaloze edhe në Australian Open - u dashtë ndërhyrja e gjyqtarit
Lexo po ashtu Tenisti rus vazhdon me veprime skandaloze edhe në Australian Open - u dashtë ndërhyrja e gjyqtarit

“Unë nuk kam ndryshuar për luftën dhe gjithçka që po ndodh në turne”, ka thënë Kostyuk në Open.

“Për shkak se njerëzit që thjesht thonë se nuk duan luftë, kjo na bën neve (Ukrainës) të tingëllojmë sikur duam luftë”.

Marta Kostyuk e Ukrainës në aksion kundër Amanda Anisimova të Shteteve të Bashkuara në ndeshjen e saj të raundit të parë në Australian Open

“Natyrisht, ne nuk e duam luftën gjithashtu”, ka shtuar më tej ajo.

Jashtë ndeshjeve, Kostyuk tha se mezi flet me lojtarët rusë dhe bjellorusë në turne.

Skandali i Australian Open shkakton “tërmet” në rrjetet sociale shkaku i abuzimeve me fëmijët e topave
Lexo po ashtu Skandali i Australian Open shkakton “tërmet” në rrjetet sociale shkaku i abuzimeve me fëmijët e topave

“Kushdo që flet qartë, besoj se ka çdo të drejtë të jetë në turne, por kushdo që nuk e bën … Unë nuk mendoj se është thjesht njerëzore”, vazhdoi ajo.

“Unë nuk flas vërtet me askënd. Unë mezi u them ‘përshëndetje’ atyre”.

Qëndrimi i saj vjen pasi goditja e Tenis Australia (TA) ndaj mbështetësve që sillnin flamujt rusë në Melburn Park. /Telegrafi/

Një flamur rus shfaqet nga spektatorët gjatë ndeshjes së raundit të parë teke midis Andrey Rublev të Rusisë dhe Dominic Them - pavarësisht se Tenis Australia ndaloi emblemën më herët atë ditë pas një ankese nga ambasadori i Ukrainës

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori