LAJMI I FUNDIT:

Xavi: Sot fituam sepse ishim superiorë në mesfushë

Xavi: Sot fituam sepse ishim superiorë në mesfushë

Xavi ka thënë se është shumë i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës.

Katalunasit triumfuan 3-1 ndaj Real Madridit, për të fituar trofeun, që është i pari në vitin 2023, dhe i pari në karrierën e spanjollit si trajner i skuadrës.


Pas ndeshjes, Xavi deklaroi se ai është shumë i lumtur me lojtarët e tij deh aq më shumë me mënyrën se si fituan.

“Jam shumë i lumtur. Më intereson shumë se si fitojmë. Është e rëndësishme të fitojmë, por duhet të mendojmë se si ia dolëm. Ne i dominuam ata nga fillimi në fund. Ky ishte plani ynë me katër mesfushorë, dhe funksionoi shumë mirë. Jam shumë i lumtur për lojtarët”, ka deklaruar fillimisht ai.

“Kjo skuadër ka marrë shumë kritika të padrejta dhe sot shumë lojtarë e kanë lënë veten të lirë. Ata do të punojnë më me qetësi”.

Xavi madje ndau disa minuta edhe për paraqitjen e Gavit.

“Gavi është spektakolar. Ai kurrë nuk mund të ndalojë së rrituri, ne të gjithë e dimë këtë”.

“Këto vite kanë qenë kaq të vështira, me vështirësitë tona financiare, me largimin e Messit… Nuk është e lehtë të rikthehet një dinamikë pozitive, por jam i sigurt se këta lojtarë mund ta bëjnë këtë”.

“Është kaq e rëndësishme që lojtarët të besojnë në veten e tyre. Sot, ishte e qartë që në minutën e parë që ekipi e dinte se plani ynë i lojës do të funksiononte”.

“Kam qenë këtu për kaq shumë vite dhe e di se sa shumë vuajnë lojtarët kur gjërat nuk shkojnë mirë. Sot është fillimi i një dinamike të re pozitive”.

“Sot fituam sepse ishim superiorë në mesfushë”, ka shtuar më tej Xavi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Premier League
Kalo në kategori