LAJMI I FUNDIT:

Sa e rrallë, aq edhe e çuditshme: Bashkëpronari i Chelseat dëgjon tifozët se kë duhet transferuar dhe kë larguar nga “Stamford Bridge”

Sa e rrallë, aq edhe e çuditshme: Bashkëpronari i Chelseat dëgjon tifozët se kë duhet transferuar dhe kë larguar nga “Stamford Bridge”

Todd Boehly u quajt “pronari më qesharak në historinë e Ligës Premier League” pasi ai mori pjesë në një bashkëbisedim në Tëitter me tifozët e Chelseat.

Miliarderi amerikan – i cili mori pronësinë e klubit nga Roman Abramovich në maj – ishte i gëzuar pas fitores 1-0 të Bluve ndaj Crystal Palace.


Tifozët e Chelseat diskutuan performancën dhe lojtarët që do të donin t’i shihnin të bashkoheshin dhe të largoheshin nga klubi.

Todd Boehly dëgjoi një bisedë në Twitter të tifozëve të Chelseat

Diskutimi vazhdoi ndërsa Boehly u rendit si një “dëgjues” i cili la fansat në internet të habitur.

Njëri tha: “Todd Boehly duke dëgjuar një ‘space’ ​​të Chelsea në Twitter! Ne kemi pronarin më të mirë në botë!”.

Një tjetër tha: “Nuk mund të besoj se Todd Boehly ishte në një ‘space’ ​​në Twitter dhe baza jonë e fansave sapo fillon të listojë lojtarët që duan gjatë dy afatet e ardhshme të transferimeve. Pronari më qesharak në historinë e Ligës Premier”.

Njëri shtoi: “Todd Boehly në një ‘space’ ​​të Chelseat në Twitter, ky njeri nuk është i vërtetë, më thuaj cili pronar tjetër do ta bënte këtë”.

Një tjetër shtoi: “Boehly është pronari më qesharak i të gjitha kohërave”.

Manjati ka bërë 14 nënshkrime që nga blerja e klubit, së fundmi duke rrëmbyer nga dora dy shënjestrat e Arsenalit si, Joao Felix dhe Mykhailo Mudryk. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori