Kapitali dhe tregu i Gjermanisë kanë rëndësi vendimtare për Evropën. Norvegjia do të zhvillojë një degë të re energjetike me garancinë gjermane. Çekia e sheh një investim gjerman si vendimtar për të.
Marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Norvegjisë po përjetojnë një intensitet që nuk e kanë pasur më parë. Kancelari Olaf Scholz u takua vitin e kaluar tre herë me kryeministrin norvegjez Jonas Gahr Støre. Kurse zëvendëskancelari dhe ministri i Ekonomisë, Robert Habeck në dhjetë muajt e fundit e ka vizituar Oslon dy herë.
Arsyeja e menjëhershme ka të bëjë me faktin se Norvegjia është bërë furnizuesja kryesor me gaz për Gjermaninë, që kur Rusia e ka ndërprerë thuajse plotësisht furnizimin me gaz. Një e treta e nevojës gjermane për gaz tani mbulohet nga Norvegjia.
“Norvegjia dha një kontribut vendimtar në suksesin e çlirimit kaq shpejt nga gazi rus”, theksoi Habeck në Oslo.
Por Norvegjia nuk ka ndihmuar vetëm në mbushjen e depozitave gjermane me gaz. Edhe terminalet e parë lundrues, që po sjellin gaz natyror të lëngshëm në Gjermani, mbajnë flamurin norvegjez.
Plotësimi i nevojave akute energjetike të Gjermanisë është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër ka të bëjë me një investim madhor energjetik të Norvegjisë për të ardhmen. Norvegjia ka interes të shndërrohet gradualisht nga furnizuese e gazit dhe naftës në furnizuese të hidrogjenit, për Gjermaninë dhe Evropën.
“Ky është një shans unik, për të ndërtuar një industri të hidrogjenit në Norvegji”, deklaroi presidenti i koncernit energjetik norvegjez Equinor, Anders Opedal.
Një shans i tillë unik për Norvegjinë hapet, sepse ekonomia më e madhe e Evropës, Gjermania ka interes ta importojë këtë hidrogjen për industrinë e saj.
“Do të ndërtojmë një treg funksionues hidrogjeni”
Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Støre deklaroi, pas takimit me ministrin gjerman, se “ne e dimë se hidrogjeni ka rëndësi të veçantë për Gjermaninë, në tranzicionin drejt energjive të gjelbra”.
“Po bëjmë këtu deklaratën e përbashkët se do të ndërtojmë një treg funksionues hidrogjeni, me Norvegjinë si pjesë të këtij zinxhiri të vlerës së shtuar”, shtoi Støre.
Një treg për hidrogjenin krijohet vetëm me sisteme që e përdorin atë realisht, tha Habecku.
“Duhet të jetë e qartë se një sistem i ri po vjen me të vërtetë”, potencoi ministri gjerman.
Ai tha se vendimi për këtë u mor.
Zëvendëskancelari gjerman deklaroi në Oslo se po të bëhet eksportuese e hidrogjenit, Norvegjia mund të bëhet pjesë e qëndrueshme e furnizimit gjerman me energji, siç e përfytyron këtë furnizim të së ardhmes Gjermania. Synimi i Gjermanisë është që brenda 22 vjetëve, deri në vitin 2045, të shkëputet nga energjitë fosile. Habecku kujtoi se “Norvegjia, që e ka ndërtuar pasurinë e saj ekonomike me naftë dhe gaz, do të ndryshojë, duhet të dekarbonizohet”.
Një pikë kyçe e partneritetit midis Gjermanisë dhe Norvegjisë do të jetë ndërtimi i një tubacioni për furnizim me hidrogjen midis dy vendeve. Deri në vitin 2030, qymyri, në furnizimin me energji të Gjermanisë, do të zëvendësohet kryesisht nga hidrogjeni, deklaroi ministri gjerman Habeck. Ka gjithashtu plane për të investuar në termocentrale me gaz, që mund të punojnë edhe me hidrogjen.
“Ky hidrogjen mund dhe duhet të furnizohet nga Norvegjia”, tha Habeck.
Fillimisht është planifikuar të importohen sasi të mëdha të hidrogjenit të ashtuquajtur “Blu”, të prodhuar nga gazi natyror. Më pas ai do të zëvendësohet nga “hidrogjeni i gjelbër”, i prodhuar duke përdorur energji të ripërtëritshme. Hidrogjeni më pranë, si një rrugë shprese për tranzicionin drejt energjisë së gjelbër – deklaratë më të gëzueshme nuk mund të ketë veçanërisht për Të Gjelbrit gjermanë.
Støre nuk e fshehu kënaqësinë për biznesin e së ardhmes.
“Kjo është një kohë kur Gjermania nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme për Norvegjinë”, tha ai.
Tregu energjetik botëror para ndryshimeve
Entuziazmi norvegjez për ofertën gjermane për të zhvilluar industrinë e hidrogjenit vjen kur tregu botëror i energjisë ndodhet para një rikonfigurimi të thellë. Kjo ka të bëjë me synimin e Kinës që ta rrisë ndjeshëm rolin e saj në tregun energjetik. Disa ekspertë mendojnë se Kina synon një rend të ri energjetik botëror.
Kësaj i shërben vendimi i fundit i Kinës për të rritur në mënyrë drastike në tre deri pesë vitet e ardhshme blerjen e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm – nga zotëruesit kryesorë të rezervave të naftës e gazit në botë. Ata janë Irani, Venezuela, Rusia e pjesë të Afrikës dhe vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC).
Këto blerje Kina do t’i bëjë gjithnjë e më shumë në monedhën e vet kineze. Me shpresën që “petrodollari” të zëvendësohet gradualisht nga “petrojuani”.
Analistët e Financial Times thonë se një kontroll i Kinës mbi më shumë rezerva energjetike e produkte të lidhura me to mund të sjellë pasoja të reja, si të ndikojë në rritjen e inflacionit në vendet perëndimore. Prandaj jo vetëm Norvegjia, por e gjithë Evropa është e interesuar të regjionalizojë tregjet, të punojë që të krijohet një treg energjetik multipolar.
Lufta në Ukrainë dhe vendimi i Volkswagenit
Evropa Lindore është një shembull tjetër për faktin se investimet gjermane dhe ofrimi i tregut nga Gjermania mund të ndikojnë ndjeshëm ekonominë e vendit eksportues.
Katër vende evropianolindore konkurrojnë ndërkohë që të bëhen përfituese të një investimi madhor të koncernit automobolistik gjerman Volkswagen. Në mars 2021, VW shpalli se një nga gjashtë fabrikat e baterive të automjeteve do ta ndërtojë në Evropën Lindore. Si vende investimesh janë në diskutim Çekia, Polonia, Hungaria dhe Sllovakia.
Kjo deklaratë u bë para luftës në Ukrainë. Prej shpërthimit të luftës në Ukrainë, çmimet e energjisë në Evropë janë rritur edhe më tej, duke bërë që aktualisht shumë investues të ngurrojnë të investojnë.
Në 9 dhjetor, Volkswageni deklaroi se në situatën aktuale do ta shtyjë vendimin për vendin se ku do të ndërtohet fabrika.
“Kur ke mundësinë të ndërtosh një fabrikë baterish në Evropë, ku energjia elektrike kushton 15 euro centi për kilovat orë, dhe kur në Kinë apo Amerikë ajo kushton 2-3 cent, ne nuk mund ta themi në interes të aksionerëve që do ta bëjmë këtu për solidaritet”, shpjegoi logjikën tregtare shefi i koncernit VW, Thomas Schäfer.
Investimet gjermane vendimtare për Çekinë
Kjo deklaratë u përjetua rëndë para së gjithash në Çeki, ku politika e ka shpallur prioritet parësor tërheqjen e investimit gjerman. Kjo pasi këtë investim industria automobilistike çeke e sheh vendimtar për të ardhmen e saj dhe veçanërisht për hopin e madh, tranzicionin në automjetet elektrike.
Aeroporti special Pilsen-Line në Çeki qe përmendur së fundmi si një vend konkret për fabrikën e baterive të VW në Evropën Lindore. Sipas Skodas, bijë e VW, ky vend do të ishte “i vetmi vend ku kërkesat e Volkswagen-it mund të përmbushen teknikisht”.
Kjo fabrikë do të sillte punësimin e të paktën 4500 punonjësve të rinj për industrinë automobilistike çeke, e cila siguron 10 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Çekisë dhe 25 për qind të eksporteve të vendit.
VW sinjalizoi se nuk e ka tërhequr vendimin, por as do të ngutet për caktimin e vendit evropianolindor për fabrikën e baterive. Ndërkohë, disa media franceze i kujtojnë Republikës Çeke se fakti që Gjermania është gjithashtu tregu për një të tretën e prodhimit industrial çek e bën industrinë çeke shumë të varur nga Gjermania. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
PostCHAT ju pret!
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje