LAJMI I FUNDIT:

Weghorst përshëndetet me gol me tifozët e Besiktasit, transferimi te United çështje ditësh

Weghorst përshëndetet me gol me tifozët e Besiktasit, transferimi te United çështje ditësh

Wout Weghorst ka shënuar golin e fundit me fanellën e Besiktasit, pasi largimi i tij nga Stambolli është çështje orësh.

Sulmuesi holandez ka vetëm gjashtë muaj në skuadrën turke si i huazuar nga Burnley, por huazimi i tij një vjeçar do të ndërpritet në gjysmë.


Manchester United ka kontaktuar Burnleyn duke kërkuar huazimin e holandezit i cili paraprakisht ka dhënë dritën e gjelbër për të luajtur pjesën e mbetur të sezonit në Old Traford.

30-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën e Besiktas këtë sezon, ku në 18 ndeshje ka shënuar nëntë gola e ka asistuar në katër të tjerë.

Erik Ten Hag ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të afrojnë me çdo kusht bashkëkombësin e tij dhe tanimë bisedimet me Burnleyn kanë avancuar.

Nga ana tjetër sulmuesi shtatlartë ka shënuar golin e fundit me fanellën e Besiktas në fitoren 2-1 ndaj Kasimpasas.

Werghost pas shënimit të golit u përshëndet me tifozët duke i falënderuar për mbështetjen dhe duke i shprehur dashurinë me duar.

Sky Sport ka raportuar se gjatë ditëve të para të javës së ardhshme Werghost pritet të zyrtarizohet si lojtar i ri i United, me Djajtë e Kuq që do ta marrin atë në huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori