Një nga kompanitë më të vjetra në Evropë për prodhimin e produkteve nga çokollata Ferrero, ka nderuar kompaninë kosovare Kosmonte Foods me çmimin “Distributor Lider” 2021-2022.
Ferrero njihet si një nga kompanitë më të vjetra italiane dhe jo vetëm, që ka fjalën kryesore për prodhimet e famshme nga çokollata.
Kosmonte Foods ka arritur që të fitojë respektin e Ferrero me profesionalizmin dhe përkushtimin e madh.
“Për performancën e jashtëzakonshme, pasionin dhe sinergjinë me vlerat e Ferreros”, shkruan në përshkrimin e çmimit të ndarë për Kosmonte Foods.
Kompania ka një bashkëpunim me Ferreron për më shumë se një dekadë.
Brend menaxherja Vlora Sejdiu ka thënë për Telegrafin se si kompani janë falënderues për një vlerësim të tillë.
“Duke qenë partner me grupin Ferrero për më shumë se një dekadë, ne – të gjithë në Kosmonte Foods, jemi dedikuar me shumë fokus, punë dhe përkushtim duke u munduar të përfaqësojmë denjësisht brendin Ferrero edhe në vendin tonë”, thotë Sejdiu.
“Jemi pafund falënderues që ky përkushtim bën që ne të nderohemi me një çmim të tillë nga një partner i çmuar siç është Ferrero. Padyshim se kjo do të rrisë edhe më tepër dedikimin dhe përgjegjësinë tonë si punonjës
dhe si kompani që të mbajmë me nder këtë vlerësim. Vlen të falënderojmë edhe të gjithë konsumatorët tanë besnik që me vite të tëra konsumojnë produktet e brendit tonë Ferrero”, shtoj ajo.
Kosmonte Foods është distributor i produkteve ushqimore në tregun e Kosovës nga disa prej brendeve më cilësore evropiane dhe botërore duke furnizuar me rregull tregun e Kosovës vetëm me produktet më cilësore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?