Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione në mbledhjen e së martës diskutoi lidhur me kërkesën/peticionin e pesë grave-zyrtare në Autoritetin e Aviacionit Civil, lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor nga ky Autoritet.
Kryetarja e Komisionit, Duda Balje, në vazhdimin e mbledhjes ku i ftuar për të raportuar ishte ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se nga 20 gra të punësuara në këtë institucion, kanë marrë ankesa nga 18 prej tyre, raporton Telegrafi.
Ajo bëri të ditur se ankesat lidhen me drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil, duke pretenduar se i njëjti në vazhdimësi shkel të drejtat e punëtorëve.
Balje tha se është shqetësuese dhe e rrezikshme që 90 për qind e punëtorëve janë të pakënaqur, ndaj kërkoi nga ministri Aliu të marrë masa.
Ky i fundit nuk pranoi të marrë përgjegjësi për shkeljet që janë bërë deri më tani, pasi siç tha, deri në shtator Autoriteti i Aviacionit Civil ka qenë nën mbikëqyrjen e Kuvendit të Kosovës.
“Deri në shtator, Aviacioni Civil ka raportuar në Kuvend dhe në kohën kur është bërë ankesa dhe vendimi i Avokatit të Popullit ka qenë nën mbikëqyrjen e Kuvendit. Ministria e ka marrë nën mbikëqyrje Aviacionin vetëm që tre muaj, pra nga shtatori”, deklaroi Aliu.
Sa i përket drejtorit të Aviacionit ai tha se si ministër nuk ka kompetenca për të marrë vendim për shkarkimin e tij.
“Në Autoritetin e Aviacionit Civil ka probleme bukur të mëdha. Rregullorja e brendshme e punës është hartuar në vitin 2011 dhe prej atëherë nuk është avancuar e as harmonizuar në përputhje me ligjin. Puna e parë që do të bëjmë është ta harmonizojmë rregulloren me ligjin në mënyrë që të ketë sistemim të vendeve të punës”, u shpreh ministri Aliu.
“Aty kemi drejtorë që nuk ka fare staf. Ligji e thotë që s’mund të ketë drejtor e divizione pa pasur staf. Sa i përket drejtorit nuk kam kompetenca si ministër që ta shkarkojë, por jemi duke e pritur raportimin deri në fund të vitit dhe sipas kompetencave, do të marrim masa”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kush ia dhuroi qaforen e famshme me shqiponjë, Jean-Claude Van Damme-it?
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova