Njohësit e arsimit konsiderojnë se ka dështuar cilësia në arsim. Sipas tyre, institucionet kanë harruar misionin e tyre për të ofruar mësim. Ata vlerësojnë se nevojitet ristrukturim në tërë procesin e sigurimit të cilësisë brenda në shkollë.
Ish-zëvendësministri i arsimit, Xhavit Rexhaj, përmendi për KosovaPress, disa nga problemet që ndikojnë në cilësinë e arsimit.
Sipas tij, nuk ka sa duhet mjete financiare për organizimin cilësor të mësimit por njëkohësisht ka edhe një strukturim të gabuar të mënyrës së investimeve të mjeteve në arsim.
“Faktori njerëzor është faktori numër një për cilësinë e arsimit në Kosovë, nënkuptoj të gjitha nivelet pa përjashtim, përfshirë mësimdhënësit por edhe politikbërësit…Njerëzit edhe institucionet e kanë harruar misionin e vet për të ofruar mësim, cilësi e cila shprehet me zhvillimin e fëmijëve, me njerëz produktiv dhe të dobishëm për vetën, familjen dhe shoqërinë, këtë e kemi harruar. Ne shkojmë në punë sa për të shkuar, punuar dhe ka një shpërputhje totale në mes rregullave, politikave, udhëzimeve të tjera dhe realitetit të asaj që ndodh në shkollë. Janë edhe dy probleme, Kosova është shtet i varfër, nuk ka sa duhet mjete financiare për organizimin cilësor të mësimit por njëkohësisht ka edhe një strukturim të gabuar të mjeteve, mënyrës së investimeve të mjeteve në arsim, para se të gjithash sepse mbi 80 për qind shkojnë vetëm në paga, dhe arsimi nuk është vetëm të dërgosh njerëz në klasë ose në shkollë, t’u japësh atyre paga, por arsimi duhet të mendohet me diçka. Ky përqendrim në paga ka bërë që arsimtarët, shkollat të mos jenë të përkrahura në mënyrë të duhur që të bëjnë përvojat e fëmijëve në klasë më të pasura, me teknologji të ndryshme të cilat do të japin kuptim mësimit”, tha Rexhaj.
Rexhaj tha se buxheti për arsim të shkojë në vende të duhura, jo ashtu siç ka qenë më parë. Sipas tij, nevojitet një ristrukturim i mirfilltë.
“Mos ndërtoni shkolla, por pasuroni klasat brenda dhe përkraheni mësimdhënësit. Dhe mos punësoni më mësimdhënës por përdorni ata që janë brenda për t’i shtuar shërbimet arsimore… Edhe mësimdhënësit nuk kanë kurrfarë angazhimi tjetër që do të ishte përtej mësimdhënies, si shembull, këshillimi në karrierë, shërbimet psikologjike, përkrahje emocionale-psikologjike, aktivitete varësisht prej talenteve, këto do të kishin pasuruar përvojat e të nxënit në shkollë. Prandaj, konsideroj se është e domosdoshme një ristrukturim i mirëfilltë, jo sa për sy e faqe, që të ofrojë jo vetëm mësimdhënie por edhe përkrahje emocionale për nxënësin, përkrahje kundër bullizmit, e të tjera gjersa që duhet shkolla me dhanë… Nëse është shtuar buxheti për arsim, të shkojë në vende të duhura, jo ashtu siç ka qenë më parë përveç rasteve të domosdoshme të shkohet në shkolla të reja dhe punësimin e mësimdhënësve, zyrtareve të rinj në arsim, sepse jemi duke i dëmtuar fëmijët”, shtoi Rexhaj.
Sipas drejtorit ekzekutiv të Institutit EdGuard, Rinor Qehaja, mungesa e cilësisë në arsim është mungesa e llogaridhënies dhe e përgjegjësie.
Qehaja ka kërkuar nga Ministria e Arsimit ristrukturim në tërë procesin e sigurimit të cilësisë brenda në shkollë.
“Mungesa e cilësisë ka një imput të vetëm dhe ajo është mungesa e llogaridhënies dhe e përgjegjësie, nuk mungojmë në dokumente, legjislacion e strategji por mungojmë në përgjegjësi për dështime, mungojmë në përgjegjësi për improvizime dhe sistem. E tërë kjo është duke na u kthyer si dëme afatgjatë në zhvillimin e nxënësve, është një përgjegjësi karshi po njëjtëve… Mirë do të ishte të kemi një numër në rritje të inspektorëve, mirëpo pikë së pari duhet ta kemi të ristrukturuar tërë procesin e sigurimit të cilësisë brenda në shkollë, pra një pavarësi shumë e madhe për shkollën… Në mënyrë që ky sigurim i cilësisë në shkollat tona të jetë i garantuar është e domosdoshme që të kemi një përmirësim të cilësisë në arsim dhe në klasë. Pra, çdo reformë që na vjen rreth cilësisë duhet të prek drejtpërdrejt nxënësin në klasë, me reforma që na garantojnë një mësimdhënie më cilësore”, tha Qehaja./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime