LAJMI I FUNDIT:

NATO: Rusia dëshiron të marrë kontrollin e Ballkanit Perëndimor

NATO: Rusia dëshiron të marrë kontrollin e Ballkanit Perëndimor

NATO është zotuar të ndihmojë fqinjët e Rusisë “të mbijetojnë si kombe të pavarura”, duke njoftuar se rezultati i luftës ka “rëndësi ekzistenciale” për vende të tilla si Moldavia dhe Gjeorgjia.

Pas ditës së dytë të bisedimeve midis ministrave të Jashtëm të NATO-s, përfaqësuesi estonez Urmas Reinsalu tha: “Mesazhi është i qartë: të gjithë aleatët e NATO-s janë të vetëdijshëm se bisha gjithashtu dëshiron të marrë kontrollin e Ballkanit Perëndimor, dhe ne duhet t’i ndihmojmë këto vende të mbijetojnë”, transmeton Telegrafi


Fokusi i bisedimeve të sotme ishte Bosnja, si dhe ish-republikat sovjetike, Moldavia dhe Gjeorgjia – ku këto dy vende kanë rajone të ndara që janë pushtuar nga trupat ruse.

“Rezultati i luftës do të prekë shumë Moldavinë dhe Gjeorgjinë. Është me rëndësi ekzistenciale për integritetin e tyre territorial, të drejtën e tyre për të zgjedhur rrugën e tyre në të ardhmen”, tha Reinsalu.

Lidhur me këtë çështje është pajtuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili theksoi se këto vende tani kanë nevojë për mbështetje.

“Ata janë prekur në mënyra të ndryshme nga lufta e Rusisë në Ukrainë, por është më mirë t’i mbështesim tani sesa të shohim zhvillimet të shkojnë në drejtim krejtësisht të gabuar, siç pamë me pushtimin e Ukrainës në fillim të këtij viti”, shtoi Stoltenberg. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi

Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi

Serbia
Miratohet rezoluta, OKB njeh gjenocidin në Srebrenicë

Miratohet rezoluta, OKB njeh gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Kur Vuçiq thoshte se

Kur Vuçiq thoshte se "për një serb të vrarë, do të vrasim njëqind myslimanë në Bosnje"

Serbia
Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja

Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja

Bosnja
Pas miratimit në OKB, Mali i Zi arsyeton votën pro njohjes së gjenocidit serb në Srebrenicë

Pas miratimit në OKB, Mali i Zi arsyeton votën pro njohjes së gjenocidit serb në Srebrenicë

Mali i Zi
“Zbutet” Dodik, vjen me deklaratë ndryshe rreth propozimit të 'ndarjes paqësore' të Bosnje-Hercegovinës

“Zbutet” Dodik, vjen me deklaratë ndryshe rreth propozimit të 'ndarjes paqësore' të Bosnje-Hercegovinës

Bosnja
Kalo në kategori