LAJMI I FUNDIT:

Mbështetësi i diktaturës: Partia nuk ka kryer asnjë krim

Mbështetësi i diktaturës: Partia nuk ka kryer asnjë krim

Një nga anëtarët e Partisë Komuniste të Shqipërisë u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se simbolet e komunizmit janë “në gjakun dhe shpirtin e shqiptarëve.”

Ai shtoi se nuk mund të hiqen simbolet e komunizmit, pasi kjo parti nuk ka kryer asnjë krim gjatë periudhës së diktaturës.


“Në kohën e komunizimit jeta jonë ka qenë një jetë shumë e lumtur. Erdha nga një shoqëri mikro-borgjeze e varfër dhe arrita u arsimova dhe mora kulturë. Ambasada amerikane si çdo shtet tjetër demokratik duhet të veprojë brenda shtetit të këtij. Këtu duhet të veprojnë ne si popull. Nuk mund të hiqen simbolet e komunizimit”, ka thënë ai.

“Simbolet e komunizimit janë futur tashmë në gjakun dhe shpirtin e njerëzve, simboli i Enver Hoxhës, simboli i 28 mijë dëshmorëve. Unë nuk njoh që të jetë bërë ndonjë krim padrejtësisht”, u shpreh ai gjatë homazheve në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në 78-vjetorin e çlirimit të vendit. /Euronews Albania/