Për 48 orë është shtyrë vendimi për shqiptimin e gjobave për targat ilegale të qetarëve serb të Kosovës. Ky vendim i kryeministri Albin Kurti erdhi menjëherë pas kërkesës së ambasadorit të ShBA-së, Jeff Hovenier. Kryeministri tha se tani SHBA-ja po komunikon direkt me Bashkimin Evropian derisa insiston se duhet vënë një afat për arritjen e marrëveshjes finale për njohje reciproke.
Një kërkesë që i erdhi kryeministrit, Albin Kurti, pas mesnate bëri që ai të zbutej karshi vendimit për targat.
48 orë shtesë për vendimit për targat i janë kërkuar Kosovës nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jef Hovenier, si përpjekje për të arritur marrëveshje mes palëve.
Duket se pozicioni i Hovenier tashmë është shndërruar edhe si ndërmjetësues i Kosovës me BE-në.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos ambasadori Jeff Hovenier është i përkushtuar dhe i angazhuar dhe unë e falënderoj për këtë. Roli i tij është gjithmonë konstruktiv, pozitiv e kreativ. Tash ai po i bën përpjekjet maksimale, pra SHBA sidomos Hovenier. Ata janë në kontakt me Brukselin. Që prej se ka përfunduar takimi i fundit në kuadër të bisedimeve tetorëshe që i kemi pasur dje, unë nuk kam komunikuar me zëvendës presidentin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell, i cili me keqardhje ritheksoi, e braktisi propozimin franko-gjerman, propozimin e Bashkimit Evropian duke thënë le ta kemi një dakordim për targat. Nuk mjafton dakordimi për targat”, ka thënë Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.
Ndërkohë, krejt kjo situatë po shihet si dorëzim i Kurtit ndaj kërkesave të ShBA-së.
“Kurti me vogëlsinë e tij dhe ka mbetur në hije. Unë më shumë preferoj të mendojë se më shumë i ka lutur ai të tjerët që ta lusin sesa ka pas një presion”, ka thënë Anton Berisha, ish-diplomat.
Për dikë tjetër, paraqitja e Borrell ka qenë kërcënuese për Kosovën, për çka edhe është dashur reagimi amerikan.
“Shihet që situata në teren mund të eskalojë. Domethënë situata është sensitive dhe përfshirja e Amerikës është e domosdoshme ngase ata e shohin nga perspektiva e sigurisë”, ka deklaruar juristi Bardhyl Hasanpapaj.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për herë të parë ka përmendur se marsi i viti 2023 është përmendur si afati i fundit nga Bashkimi Evropian për vendosjen rreth planit franko-gjerman për marrëveshje finale./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City