LAJMI I FUNDIT:

Rama reagon pas kërkesës së Qeverisë për të ridestinuar 38 milionë euro nga Buxheti i Kryeqytetit

Rama reagon pas kërkesës së Qeverisë për të ridestinuar 38 milionë euro nga Buxheti i Kryeqytetit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar lidhur me Projektligjin e vitit 2023, me ç’rast specifikohet se “Të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe të pashpenzuara, behën pjesë e Fondit të Kosovës në Bilancin Bankar”.

Me këtë rast, Rama është shprehur se të hyrat vetanake të Prishtinës, i takojnë vetëm kryeqytetit, teksa ka thënë se miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm në këtë formë është anti-Kushtetues.

“Miratimi i Projektligjit për Buxhetin e vitit 2023 në këtë formë do të paraqesë shkelje të Kushtetutës së Kosovës. Neni 124, pika 5 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës specifikon se ‘komunat kanë të drejtë të vendosin, të caktojnë, të mbledhin dhe të shpenzojnë të hyrat e veta si dhe të marrin fonde nga Qeveria qendrore, në pajtim me ligjin'”, thuhet në reagimin e Ramës.


“Për më tepër, Ligji për Financat e Pushtetit Lokal, neni 2, Pavarësia Financiare e Komunave, pika 2.3, parasheh që ‘për të mirë të popullsisë së komunës, Kuvendi Komunal dhe zyrtarët ekzekutiv kanë të drejtën dhe autorizimin që në mënyrë të pavarur t’i rregullojnë dhe menaxhojnë burimet financiare të cilat rrjedhin nga të hyrat vetanake komunale ose të cilat i janë ndarë komunës në formë të grantit të përgjithshëm'”, shton ai.

I pari i kryeqyteti u ka bërë thirrje deputetëve të mbrojnë interesat e Kosovës.

“Në këtë rast, janë rreth 38 milionë euro të hyra vetanake të mbledhura nga qytetarët e Prishtinës, të cilat nuk mund të tjetërsohen për t’ia shpërndarë institucioneve dhe komunave tjera. Prishtina çdo ditë frekuentohet nga dhjetëra mijëra qytetarë të komunave të tjera të Kosovës duke ngarkuar infrastrukturën e saj në mënyrë të vazhdueshme. Nëse Projektligji për Buxhetin e vitit 2023 miratohet në formën aktuale do të dëmtojë rëndë zhvillimin e projekteve të Kryeqytetit të cilat i gëzojnë edhe qytetarët e komunave tjera”, vazhdon Rama.

“Unë i bëj thirrje deputetëve të respektuar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të mbrojnë interesat e Kryeqytetit ku jetojnë dhe veprojnë edhe një numër i madh i qytetarëve nga e gjithë Kosova. Unë ju bëj thirrje që të angazhoheni dhe votoni për të fshirë fjalinë e paragrafit 6 të nenit 9 të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2023 i cili përcakton se, ‘të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe të pashpenzuara, bëhen pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin bankar'”, përfundon ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Euro Auto Ekspertizë - Dynomark
Kalo në kategori