LAJMI I FUNDIT:

Nurellari i PDK-së: Skandal i jashtëzakonshëm, Roja e Nderit e FSK-së nderon një pllakë dedikuar ushtarëve serbë të vrarë gjatë luftërave të viteve 1912-18

Nurellari i PDK-së: Skandal i jashtëzakonshëm, Roja e Nderit e FSK-së nderon një pllakë dedikuar ushtarëve serbë të vrarë gjatë luftërave të viteve 1912-18

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook në lidhje me prezencën e Rojes së Nderit të FSK-së në ceremoninë e nderimit të ushtarëve të rënë në vitin 1912.

Nurellari thotë se FSK nderoi ata ushtarë që kanë bërë krimet më masive ndaj civilëve shqiptarë gjatë pushtimit të Kosovës dhe luftërave Ballkanike të cilat tronditën faktikisht gjithë botën e qytetëruar për nga mizoria.

“Roja e Nderit e FSK-së ka shkuar dhe ka nderuar një pllakë dedikuar ushtarëve serbë të vrarë gjatë luftërave të viteve 1912-18. Pra kanë nderuar ata ushtarë që kanë bërë krimet më masive ndaj civilëve shqiptarë gjatë pushtimit të Kosovës dhe luftërave Ballkanike të cilat tronditën faktikisht gjithë botën e qytetëruar për nga mizoria”.


“Ky është një skandal i jashtëzakonshëm që poshtëron kujtimin e dhjetëra mijëra paraardhësve tanë civilë të pafajshëm që u shfarosën nga ushtarët serbë që nderon ai lapidar”.

“Për të kuptuar përmasat e gjenocidit ndaj shqiptarëve mjafton të lexohet raporti i atëhershëm i fondacionit Carnegie ose reportazhi i Leon Trockit, botuar në gazetën ruse “Kievskaja Misl” dhe shkruajtur si dëshmitar nga vend-ngjarja”, ka shkruar Nurellari.

Pllakata e vendosur në Lagjen “Arbëria” të Prishtinës kujton ushtarët e vrarë gjatë luftërave të viteve 1912-18.

11 nëntori shënon vendosjen e armëpushimit të vitit 1918 dhe fundin e Luftës së Parë Botërore, e kjo datë, u kremtua me ceremoni zyrtare si nga Franca, ashtu edhe nga Gjermania.

Një ngjarje përkujtuese është mbajtur edhe në Prishtinë nga ambasada franceze, në bashkëpunim me misionin diplomatik gjerman në kryeqytetin e Kosovës.

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde përmes një postimi tha se “së bashku me ambasadorin francez shënuam armëpushimin e 11 nëntorit 1918 për të nderuar të gjithë ata që vdiqën për vendet tona në konfliktet dhe luftërat e kaluara”, duke postuar edhe foto ku shihet prania e gardës së Nderit të FSK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori