LAJMI I FUNDIT:

Sezoni dimëror fillon më 15 nëntor, policia me thirrje për shoferët: Duhet t’i keni pajisjet e nevojshme për ngasje

Sezoni dimëror fillon më 15 nëntor, policia me thirrje për shoferët: Duhet t’i keni pajisjet e nevojshme për ngasje

Policia e Kosovës  njofton të gjithë pjesëmarrësit në trafik se nga data 15 nëntor deri më datë 15 mars të vitit të ardhshëm, fillon sezoni dimëror me ç’rast të njëjtit janë të obliguar që të posedojnë pajisjet e nevojshme për ngasje të veturës.

Pajisjet dimërore të cilat duhet t’i posedojnë pjesëmarrësit në trafik janë, gomat e dimrit, zinxhirët etj.


“Sezoni dimëror sipas ligjit të trafikut fillon prej 15 nëntorit dhe vazhdon deri më 15 mars të vitit të ardhshëm. Sipas dispozitave të trafikut të gjithë ngasësit e automjeteve, pjesëmarrës në komunikacion, gjatë sezonit dimëror janë të obliguar që të posedojnë pajisjet e domosdoshme dimërore si gomat e dimrit, zinxhirët”, njofton policia./Telegrafi/

Disa këshilla se si të ngisni makinën gjatë stinës së dimrit të publikuara nga Policia e Kosovës:

-Operatori i pajisjeve nuk mund t’ju shohë dhe dukshmëria e juaj është e kufizuar për shkak të reshjeve të dëborës, mbani distancë për sigurinë tuaj.

-Të gjitha pasqyrat dhe dritaret duhet të jenë plotësisht të pastruara për të përmirësuar dukshmërinë, por mos harroni të pastroni kapakun mbi motor, kulmin dhe kapakun tek bagazhi.

-Pneumatikët e dimrit janë të shënuar me shenjë M+S, MS, M&S ose ndonjë shënjë tjetër indentifikuese nga prodhuesi i pneumatikëve.

-Kontrolloni filtrat (ajrin, vajin dhe lëndën djegëse), zëvendësojeni ata nëse janë të nevojshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Haziri: Kurti nuk guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Haziri: Kurti nuk guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Politikë
Kalo në kategori