LAJMI I FUNDIT:

Përfitoi 500 mijë euro nga mashtrimet për investime në kriptovaluta, prokuroria kërkon paraburgimin e tij

Përfitoi 500 mijë euro nga mashtrimet për investime në kriptovaluta, prokuroria kërkon paraburgimin e tij
Ilustrim

Kriptovalutat, kërkohet paraburgim për personin që mashtroi qytetarët në shumën 500.000 euro

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj të pandehurit L.G., për shkak të veprës penale mashtrimi, i cili gjendet në ndalim nga data 31 tetor 2022, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.


Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri nga muaji gusht 2020 e në vazhdimësi, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore dhe përmes premtimit të rremë se paratë e investuara në kriptovaluta do t’iu kthehen të dëmtuarve së bashku me fitimin e tyre, ka marrë para nga të dëmtuarit në shumë të përgjithshme rreth gjysmë milion euro.

Prokurori i Shtetit ka aplikuar masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, me ç’ rast më 12 tetor 2022, ka ndaluar dy persona të dyshuar të përfshirë në rastin e njëjtë dhe ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj tyre, nën të cilën masë ndodhen aktualisht.

Prokurori i çështjes në koordinim me policinë janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore për ta ndriçuar në tërësi rastin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori