Ankthi, që për disa njerëz shfaqet në sezonin e vjeshtës, është shumë i zakonshëm
Ky lloj ankthi nuk ka një shkak të jashtëm apo të dukshëm dhe ka tendencë të përsëritet çdo vit. Me kalimin e kohës mund të bëhet i dukshëm dhe ju mund të ndërmerrni hapa për ta parandaluar atë.
Një nga shkaqet është reduktimi i orëve të ditës, që përkthehet në më pak ekspozim nga diellit dhe më pak vitaminë D dhe ulje të niveleve të serotoninës. Të dy faktorë që ndikojnë në një gjendje jo të mirë emocionale.
Gjithashtu një rritje të hormonit melatoninës, tenton t’ju bëjë më të përgjumur dhe të dëshpëruar. Faktorë të tjerë përfshijnë ndryshimet e sjelljes, sepse ndërsa moti përkeqësohet, ne kalojmë më pak kohë jashtë dhe bëjmë më pak stërvitje. Ekspertët thonë se ankthi në këtë sezon mund të shfaqet për shumë arsye të tjera që nuk lidhen vetëm me ndikimin e motit.
Ai mund të shfaqet si rezultat i fillimit të shkollës, gjë që vë shpesh nën presion studentët për performancën dhe arritjen e objektivave vjetore. Gjithashtu kjo është një periudhë tranzicioni për nxënësit dhe studentët, të cilëve iu duhet të përshtaten me oraret e reja të gjumit.
Tani ata duhet të ngrihen më herët dhe të flenë më pak. Kjo mund të shkaktojë ankth, veçanërisht nëse ai shkaktohet nga gjumi i pakët. Megjithatë, ka edhe nga ata që ndihen më mirë kur kthehen në shkollë ose në punë dhe kanë një rutinë.
Ose nëse keni kaluar një verë të mrekullueshme dhe tashmë ajo kohë ka ikur, kjo mund të ngjallë tek ju dëshpërim dhe ndjenja ankthi. Së fundmi, festat e afërta janë shpesh një burim stresi. Gjatë tyre mund t’ju duhet të takoni shumë njerëz dhe ideja që duhet të jeni të lumtur, mund t’ju shkaktojë më tepër ankth.
Përpiquni të kaloni më shumë kohë jashtë për të përfituar sa më shumë nga rrezet e diellit gjatë ditës.
Stërvituni çdo ditë për të paktën 30 minuta.
Bëni ndryshime në regjimin ushqimor. Përgatisni supat tuaja të preferuara sezonale dhe ushqimet e ngrohta që nuk keni mundur t’i konsumoni gjatë verës.
Provoni të bëni diçka të re, si për shembull të rregulloni shtëpinë, kopshtin dhe riorganizoni hapësirë e banimit ose mund të ndiqni një kurs të cilin keni dashur ta bëni gjithmonë. /KP
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'