Prokurori në rastin “Brezovica”, Rasim Maloku, ka thënë në zonën e tretë ku lejohen ndërtimet sipas planit, Drejtoria e Urbanizmit në Shtërpcë, që ka qenë kompetente në bazë të Ministrisë së Mjedisit, ka lëshuar leje pa i respektuar kushtet që parashihen më Ligjin për Ujërat Kombëtare, Ligjin për Parkun Kombëtar dhe Ligjin për Ndërtim.
“Lejet janë lëshuar sikur të ndërtohet në një zonë urbane dhe përkundër këtij fakti pothuajse asnjë leje nuk është lëshuar pa asnjë keqpërdorim të pozitës zyrtare, me marrjen e ryshfetit e që kanë implikuar në mënyre të domosdoshme edhe investuesit në vepra penale”, u shpreh Maloku, duke thënë se shkalla e përgjegjësie është me e ulët se e zyrtarëve.
Maloku, foli për fenomenin e pagimit të kryetarit të Shtërpcës Bratisllav Nikolliq, për lëshimin e lejes, duke thënë se deri me tani janë vërtetuar me dhjetëra raste të tilla.
“Vlera monetare që dyshohet se ka përfituar ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës tejkalon dy milionëshin, deri tash të vërtetuara. Mirëpo aty janë ndërtuar shumë objekte që nëse i shumëzojmë me 10 mijë euro dalin miliona, por ne nuk mund të operojmë me atë vlerësimin e qytetarëve”, tha Maloku për emisionin “Betimi për Drejtësi”.
Ai tha se nuk mund të thotë se çdo objekt është ndërtuar me dhënie të ryshfetit.
Maloku ka thënë së Prokurorinë po e ndihmojnë edhe dëshmitaret të cilët janë paraqitur për të kontribuuar në hetimin e këtij rasti.
Sipas tij ka dëshmitarë nga komuniteti serb, dëshmitarë nga Republika e Shqipërisë e qytetarë tjerë të cilët sipas tij kanë qenë edhe viktimë të mashtrimeve e veprimeve jashtëligjore në këtë zonë.
“Kemi dëshmitarë që janë paraqitur vullnetarisht, që fare nuk e kemi ditur që ata dinë për keqpërdorimin në atë zonë. Kemi dëshmitarë edhe nga komuniteti serb, pasi pasojat e këtyre keqpërdorimeve i ka në ndjerë më së shumti qytetarë nga ato zona. Kemi dëshmitarë nga Republika e Shqipërisë të cilët kanë ardhur vullnetarisht për të dëshmuar për shkak të pengesave që ju kanë bo në investime. Por, kemi edhe qytetarë që kanë ra në grackën e tyre dhe kanë konsumuar vepër penale”, ka thënë Maloku.
Ai tha se qytetarët të cilët kanë blerë villa në këtë zone, duke mos i ditur rrethanat, do të kenë të drejtë që të padisin Komunën për kompensim të dëmit në rast që nuk kanë qenë të përfshirë në vepra penale.
Prokurori Maloku theksoi se në vitin 2016 inspektorati i Ministrisë së Mjedisit kishte urdhëruar inspektoratin komunal që ti anuloj lejet ndërtimore për disa villa që kishin nisur të ndërtoheshin në këtë zonë, mirëpo përkundër kësaj ato kanë vazhduar të ndërtohen.
“Por çfarë ka ndodhë, për shkak të veprimeve korruptive të zyrtarëve por edhe të investuesve ato objekte prapë janë ndërtu, edhe sot edhe ato janë sekuestrua, të këto raste kemi dy elemente; elementin penal dhe elementin pasuror”, është shprehur Maloku.
Tutje, ai tha se në portale është shkruar se ka tendenca ndaj investuesve qoftë vendor apo jashtë, mirëpo sipas tij ky hetim nuk është politik, por është puro penal duke shtuar se ka pasur investues që janë tërhequr për shkak të keqpërdorimeve.
“Një investues nga Shqipëria që është me emër “Lajthiza”, që ka tentu të ndërtojë në këtë Zonë, për shkak të veprimeve korruptive sepse iu kanë kërku 200 mijë euro nga ish kryetari i Komunës ai është tërheqë nga investimi dhe projekti i tij ka qenë të investojë në një fabrikë të ujit dhe të punësojë të paktën 50 punëtorë të komunitetit serbë”, theksoi Maloku.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë